Biberaj: Lidershipi i PD-së, sipas parimit një anëtar, një votë
Demokratët kërkojnë zgjedhjen e kryetarit sipas parimit një anëtar, një votë. Anëtari i Kryesisë së PD-së, Aleksandër Biberaj, sugjeron përpara mbajtjes së Kuvendit kombëtar më 12 dhjetor që në zgjedhjen e lidershipit të përdoret parimi një anëtar, një votë. Sipas ish-deputetit demokrat, ky standard do të gjallëronte edhe strukturat e PD-së, pasi demokratët e mbarë Shqipërisë do të ndjeheshin të respektuar dhe të motivuar nëpërmjet votimit direkt për lidershipin e tyre. Biberaj përshëndet edhe nismën brenda Partisë Demokratike për të ndare postet partiake nga ato ministrore. "Procesi i reformimit të PD-së duhet të fillojë të realizohet nëpërmjet analizave të hapura e realiste dhe debateve demokratike që duhet të zhvillohen nga baza e partisë deri në lidershipin e saj, nëpërmjet decentralizimit dhe ndarjes së mandateve, si dhe zgjedhjeve demokratike, duke u bazuar në konkurrencën e lirë dhe të ndershme, në konkurrencën e vlerave dhe të kontributeve", tha Biberaj. Ai theksoi domosdoshmërinë e demokratizimit të kësaj partie nëpërmjet një reformimi të thellë të saj, me qëllim shndërrimin në një parti të vërtetë demokratike dhe progresiste, moderne dhe të emancipuar, bartëse të vlerave më të mira civile, intelektuale, politike dhe patriotike, në një parti të tipit të Partive Popullore Europiane, me orientim dhe frymë të qartë perëndimore, ashtu siç edhe u themelua më 12 dhjetor të vitit ‘90 nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit ‘90.
Procesi i reformimit të PD-së duhet të fillojë të realizohet nëpërmjet analizave të hapura e realiste dhe debateve demokratike që duhet të zhvillohen nga baza e partisë deri në lidershipin e saj, nëpërmjet decentralizimit dhe ndarjes së mandateve, si dhe zgjedhjeve demokratike, duke u bazuar në konkurrencën e lirë dhe të ndershme, në konkurrencën e vlerave dhe të kontributeve, e alternativave dhe të programeve, konkurrencë që mund të realizohet nëpërmjet zbatimit të parimit "një anëtar, një votë".
"Është tepër e domosdoshme që PD-ja, 19 vjet pas themelimit të saj nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit ‘90, si dhe duke pasur parasysh faktin se tashmë jemi vend anëtar i NATO-s dhe aspirojmë për anëtarësim në BE, të ketë një lidership të zgjedhur me parimin ‘një anëtar, një votë", deklaroi Biberaj. Sipas tij, "aplikimi i këtij parimi do të rriste ndjeshëm demokracinë dhe transparencën brenda partisë, do të çlironte shumë energji pozitive dhe do të krijonte një klimë bashkëpunimi dhe uniteti, gjë kjo tepër e domosdoshme për të përballuar sfidat e kohës, por dhe për të shmangur frymën klienteliste, klanore apo nepotiste, që mbizotëron jo rrallëherë në politikën shqiptare".