E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR: Opozita të kthehet në Kuvend

Republikanët ftojnë socialistët të rikthehen në Kuvend dhe t‘i japin fund çështjes së hapjes së kutive. Nënkryetari i PR-së, Aleksandër Garuli, bën me dije se mazhoranca në Parlament për periudhën shtator-tetor 2009 ka miratuar 42 ligje, duke theksuar se institucionet shtetërore funksionojnë edhe pa opozitën. "Por, mosfunksionimi institucional i opozitës i sjell një dëm të madh klimës politike në vend, duke dëmtuar në këtë mënyrë imazhin e vendit", thekson Garuli. Sipas tij, "loja me kutitë tashmë është një lojë e vjetruar. Thirrja ‘hapni kutitë‘ mbetet një thirrje në erë. Këto thirrje pa adresë dhe pa argument i ngjason një lëvizje revolucionare, i cili kërkon që shteti të funksionojë në rrugë". Nënkryetari i PR-së i kërkon opozitës të funksionojë si institucion për të mos e lënë Shqipërinë të vetmin vend në Europë pa opozitë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›