Tirana kujton Realin, para ndeshjes se kupes me Luzin
Ka qene nje perafrim i lojtareve te Tiranes, ne seancen e pare te javes qe me shaka e kane krahasuar humbjen e tyre ne kupe me ate te Realit, qe ishte edhe me e thelle ne Spanje 4-0, me nje ekip te kategorise se trete. Edhe Tirana nuk fitoi ndeshjen derbi me Dinamon dhe ne Kupe, me Luzin pesoi humbjen e turpshme 3-1, duke sjelle reagimin e tifozeve, qe nuk u pajtuan me keto paraqitje, cka vune ne presion lojtaret bardheblu. Por pas dy ndeshjeve te fundit, kampionet ne fuqi kane marre maksimumin e pikeve dhe jane afruar ndjeshem me ekipet qe kryesojne Superioren, duke u rreshtuar serish si pretendente. Tirana fitoi me Teuten ne Durres dhe me Vllaznine ne Shkoder. Bardheblute para ndeshjes se kthimit te kupes synojne qe te kualifikon ndaj Luzit, ne Tirane. Bardhebluve iu duhen nje fitore 2-0. "Do te jete me i lehte kualifikimi yne, se i Realit, per te kaluar ne turin tjeter", - jane shprehur bardheblute, per te justifikuar ndonje moment te paraqitjeve te dobeta. Fitoret e fundit kane sjelle nje atmosfere me pozitive, ne kampin bardheblu.