E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali: "Vrasja e Fatmirit nuk është vetëm peng i familjes"

Sot, ne protestojmë për zbardhjen e së vërtetës, për drejtësinë, për një jetë më të sigurt për të gjithë në një vend anëtar të NATO-s, në një vend që ka trokitur në derën e BE-së...

Sot, vrasja e Fatmirit nuk është një problem vetëm i familjes dhe i rrethit të të njohurve. Siç shihet, vrasja e tij është një çështje e të gjithë komunitetit dhe zonës së Roskovecit, por edhe më gjerë. Për gjashtë muaj shteti shqiptar, me dashje apo me paaftësi, e la të kyçur këtë krim në errësirën e natës së 2 majit. Për sa kohë ky krim do të mbetet i pazbardhur, ai nuk do të jetë vetëm pengu i madh i familjes, por do të mbajë të rënduar moralisht shoqërinë. Do të ngarkoj me përgjegjësi politikën shqiptare. Do të mbetet një akuzë e hapur për shtetin dhe pushtetarët aktualë shqiptarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›