Biberaj: Ligj i ri për dosjet e sigurimit
Deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, pritet të çojë në Kuvend së shpejti një tjetër draft për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit.
Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PD-së, ku Biberaj është shprehur se është duke punuar lidhur me këtë draft, i cili do të jetë i katërti pas atij të çuar më parë nga PD, PS e PDK. "Ne duhet të nisim sa më shpejt me hapjen e dosjeve. Këtë ia kemi borxh jo vetëm ish të përndjekurve dhe të persekutuarve politikë, por edhe historisë. Unë jam duke punuar me një ligj të cilin do ta paraqes në Kuvend shumë shpejt lidhur me hapjen e dosjeve", mësohet të ketë thënë dje në mbledhjen e grupit të PD-së, Biberaj. Gjithashtu bëhet e ditur se edhe Kryeministri Berisha ka konfirmuar vullnetin e maxhorancës, duke bërë të ditur se do të mbështetet çdo iniciativë serioze për hapjen e dosjeve.