“Topalli vetëm spikere, po merr kompetenca që s’i ka”
Kryetarja e Kuvendit është vetëm spikere e Kuvendit dhe i takon Presidentit të marrë informacion lidhur me dekretet që çon në Kuvend.
ADI SHKEMBI
Ish-presidenti Alfred Moisiu flet në një intervistë për gazetën "Panorama" lidhur me debatin e fundit mes Kuvendit dhe Presidencës për pesë dekretet për Gjykatën e Lartë si dhe për referendumin për Kushtetutën.
Zoti Moisiu, ditët e fundit Presidenca dhe Kuvendi janë përfshirë në një debat në distancë lidhur me çështjen e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Si e komentoni ju veprimin e Kryetares së Kuvendit për të kërkuar më shumë informacion lidhur me të shkuarën e këtyre kandidaturave?
Raporti midis Presidentit dhe Kuvendit është i përcaktuar. Në radhë të parë mendoj që është respekti reciprok, ai duhet të jetë kryesori. Presidenti i Republikës është kreu i shtetit dhe sigurisht duhet të respektohet nga të gjitha hallkat e shtetit. Këtu ka një keqkuptim. Ne jemi vërtet një republikë parlamentare dhe Parlamenti është ai që prodhon mjaft institucione, duke filluar që nga presidenti, nga gjykatat, nga qeveria dhe të gjitha me radhë, por kjo nuk do të thotë që Parlamenti ka të drejtë t'i injorojë këto institucione, ose t'i quajë si në varësi të tij. Kjo nuk qëndron. Këto institucione prodhohen vërtet nga Parlamenti, por ka diçka që këto kanë të drejtat e tyre kushtetuese e ligjore dhe drejtohen nga këto kërkesa të kushtetutës dhe ligjit që ka secili prej këtyre institucioneve. Këto kanë kompetencat e tyre. Pra, nuk do të thotë që meqenëse Parlamenti i zgjedh, është mbi këto institucione, sepse ka një konfondim të konceptit 'republikë parlamentare'. Ka të bëjë me sistemin politik, ka sistem monarkik, presidencial dhe republikë parlamentare, por të tjerat janë të përcaktuara në kushtetutë dhe ligj. Ka pasur shprehje që jemi republikë parlamentare, domethënë Parlamenti është mbi të gjitha. Kemi ndarje pushtetesh, është legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori, pra janë tre pushtete kryesore dhe të gjitha drejtohen në bazë të kushtetutës dhe ligjit. Kjo është e rëndësishme, sepse këtu fillon edhe pika e ngatërresës që na ndodhi. Këto nuk janë ngatërresa, janë veprime që bëhen me dashje për të penguar ose për të injoruar njërën pjesë të pushteteve apo tjetrën. Sepse të gjitha këto hallka duhet të bashkëpunojnë punën në interes të zbatimit të detyrës. Edhe kur isha unë në detyrën e presidentit, kemi pasur disa mosmarrëveshje me Parlamentin për problemin e gjyqtarëve.
Ka pasur precedentë të ngjashëm gjatë presidencës suaj?
Po. Është dekreti i Presidentit të Republikës që në dhjetor 2005 për Gjinovefa Gabën dhe ky dekret edhe sot e kësaj dite nuk i është dhënë Kuvendit për t'u shprehur. Kushtetuta parashikon tri mënyra për raportin Kuvend-President, që janë miratimi, shqyrtimi dhe pëlqimi. Në fakt, ata që kanë bërë Kushtetutën nuk është se nuk kanë ditur shqipen dhe kanë përtuar t'i përsërisin këto fjalë për të rënë në kakofoni, por fatkeqësisht nuk është dhënë një përgjigje e saktë se çfarë ndryshimi ka mes miratimit, shqyrtimit dhe pëlqimit, pasi këtu ka patjetër ndryshim. Parlamenti vërtet e jep verdiktin, por si e jep? Mund ta japë në një mbledhje plenare, mund ta japë dhe Komisioni i Ligjeve. Unë këtë e them duke pasur parasysh se si veprojnë parlamentet e tjera. Megjithatë këtu ka hyrë një praktikë e tillë, që qëndrimi ndaj dekretit të presidentit shprehet nëpërmjet votës së Parlamentit në seancë. Unë e quaj jo të rregullt këtë veprim të Parlamentit. Parlamenti nuk është kryetarja e Parlamentit. Parlamenti është parlament. Kryetarja e Parlamentit është spikere, drejton punën e Parlamentit dhe nuk mund t'i atribuojë vetes të drejta që nuk ia jep Kushtetuta. Kryetarja aktuale i ka atribuuar vetes disa të drejta që nuk ia jep as ligji themeltar i vendit, as rregullorja.
Zonja Topalli e argumenton këtë fakt me një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2005, ku Kushtetuesja i ka njohur të drejtën Parlamentit për të bërë një verifikim të figurave...
Neni 136 i Kushtetutës thotë se anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga presidenti me pëlqimin e Parlamentit. Por të drejtën kryesore Kushtetuta ia jep presidentit, për t'i emëruar. Ai firmos dekretin, pastaj presidentit i jepet ajo e drejtë që i jepet, por kjo nuk do të thotë të zgjatet. Presidenti normalisht ka marrë të dhënat përkatëse, jo vetëm kaq, por ai konsultohet me forcat kryesore politike për emra të caktuar. Sigurisht kjo është e drejtë e tij për t'u konsultuar apo jo, por normalisht konsultohet. Është tjetër punë se çfarë zgjedh dhe si e bën konsultën, por konsulta normalisht bëhet. Çështja është që zvarritja e këtyre dekreteve në këtë mënyrë, unë e quaj jo të drejtë. Mendoj që kjo gjë nuk ka qenë përpara. Nga 2005 e këtej ka dalë kjo puna e zvarritjes së dekreteve të presidentit.
Për t'u rikthyer edhe njëherë te negociatat, ju në praktikën tuaj keni zhvilluar negociatat...
Sigurisht që kam bërë. Kjo nuk është një kërkesë tekstuale e Kushtetutës, e sanksionuar. Por normalisht deri sa shkojnë për votim e lehtëson punën konsulta paraprake. Për gjyqtarët jepet pëlqim, për ministrat jepet miratim dhe për të tjerët është shqyrtim. Janë gjëra të përcaktuara se si do veprohet. Konsultat kanë të bëjnë me marrëdhëniet që ka presidenti me Parlamentin, mënyrën se si e drejton këtë punë. Pra, nuk është gjë e përcaktuar. Por edhe që të mbash një dekret që nga dhjetori 2005 deri sot, pa e paraqitur fare në parlament, parlamenti nuk e ka këtë të drejtë, është një shkelje flagrante e Kushtetutës.
Ju keni firmosur iniciativën e Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës për t'iu drejtuar popullit përmes një referendumi lidhur me ndryshimet kushtetuese. Përse ky veprim i juaji?
Unë Kushtetutën nuk e konsideroj si një kostum që kur shëndoshet politikani dhe i rri ngushtë duhet ta zgjerojë, ndërsa kur dobësohet duhet ta ngushtojë. Ai është ligji themeltar dhe nuk mund të preket kollaj. Ka momente të caktuara ku ndërhyhet, shkohet në komision, shqyrtohet nga specialistët, pra kur bëhet për disa pika. Ndërsa kur bëhet në shkallë të gjerë, detyrimisht për mendimin tim edhe si ish-president duhet të shkojë në referendum. Populli duhet të thotë fjalën e tij, sepse Kushtetuta vetë është miratuar me referendum. Këtu janë bërë disa operacione shumë të rënda. Unë e mbështes këtë kërkesë. Nuk flas për sistemin zgjedhor. Sistemi u diskutua gjatë. Unë kam qenë dakord. Është diskutuar që në 2002 në zyrën time mes meje, Nanos dhe Berishës që ky sistem që kemi ia vlen të rishikohet për të kaluar te proporcionali rajonal. Por atëherë nuk kishim kushtetutën dhe kjo nuk u pa e arsyeshme.
Kush e kundërshtoi?
Nuk pati kundërshtime, por u gjykua kështu, sepse ishte në proces problemi i ripunimit të Kodit Zgjedhor dhe nuk u quajt e arsyeshme, pasi ishte një ndryshim shumë themeltar dhe kërkonte ndërhyrje në kushtetutë. U mendua që Kodi Zgjedhor të parashikojë gjëra që nuk kërkojnë ndryshime në kushtetutë dhe realisht nuk u bënë ndërhyrje në kushtetutë në atë kohë. Kurse tani kërkon ndryshime në kushtetutë. U bënë ndërhyrje, por kjo u kapërcye pastaj, u hap vallja shumë. Ne kushtetutën duhet ta ruajmë, nuk është si puna e kostumit. Nëse një forcë politike vjen dhe i bën ndërhyrjet në kushtetutë ashtu si do, atëherë nuk kemi të bëjmë më me një shtet serioz.
Pas hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve kushtetuese, Presidenti i ri pritet të zgjidhet në raundin e katërt me shumicën 50+1. A është ky një hap mbrapa, duke pasur parasysh se ky model garanton një president më partiak se ai i dalë nga votimi me 3/5?
Është e vërtetë që në disa vende qëndron dhe e kanë këtë mënyrë që 2-3 raunde e zgjedhin presidentin me 3/5 dhe pastaj e kalojnë me 50+1, por të mos harrojmë që ne jemi akoma një demokraci e re, në formim. Nuk kemi mbërritur akoma adoleshencën. Të tjerët kanë 1-2 shekuj me demokracinë dhe s'mund të krahasohemi ne me ata. Tek ata nuk ndodhin lodra të tilla, siç fatkeqësisht ndodhin tek ne. Po ta shikosh e gjithë lindja e ka zgjedhjen e presidentit nga populli. E kam thënë dhe më parë, që për punën e forcës së presidentit nuk është kjo që e përcakton, pasi nuk kemi të bëjmë me një ndeshje boksi. Por kur kushtetuta zgjedh avokatin e popullit me 2/3 e votave, si do jetë presidenti me 50+1 lind pyetja. Ç'është e vërteta kushtetuta jonë e ka një rrezik për një farë krize, por në fakt nuk ka pasur krizë. U zgjodh Meidani, u zgjodha unë, u zgjodh zoti Topi dhe nuk pati krizë. Kërkesa për ta zgjedhur presidentin me 2/3 nuk është vënë kot, pasi duhet një garanci që të jetë një figurë që të jetë mbi partitë dhe kjo kërkon konsensusin e të gjitha forcave politike kryesore. Mund të kalohej direkt nga populli, por nuk e di pse nuk u bë. Për mua do të ishte më e drejtë. Presidentit tonë nuk është se i mungojnë kompetencat, të paktën deri tani. Por problemi është se ta zgjedhësh presidentin në këtë mënyrë ka një farë zhvlerësimi moral në radhë të parë, pa folur për gjërat e tjera.