KE kushte për liberalizimin e vizave
Komisioni Evropian ka përcaktuar kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë për të arritur një marrëveshje për liberalizimin e vizave.
Dokumenti i cili do të jetë udhërrëfyesi i këtij procesi, do t'i dorëzohet sot ministrit të Jashtëm Basha në Bruksel. Në fillim të muajit mars të këtij viti, zëvendëspresidenti i atëhershëm i Komisionit Evropian Franco Frattini, hapi zyrtarisht në Tiranë bisedimet për liberalizimin e vizave. Pas këtij angazhimi, i cili përfshin edhe vendet e tjera të Ballkanit për heqjen, ndaj qytetarëve të këtyre vendeve, të të gjitha pengesave për udhëtim në vendet Shengen, Brukseli ka përcaktuar në mënyrë të detajuar detyrimet që Shqipëria duhet të përmbushë. Dokumenti është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe nesër pritet t'i dorëzohet zyrtarisht ministrit të Jashtëm Shqiptar Lulëzim Basha. Ai është i ndarë në katër blloqe kryesore që përmbledhin fushat ku kërkohet ndërhyrje dhe përcakton në mënyrë të qartë atë çka Shqipëria dhe autoritetet e saj duhet të realizojnë.