Biberaj: Një OKB pa veto
Deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, në përfundim të vizitës zyrtare në Suedi zhvilloi një takim me përfaqësues të
Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku është diskutuar mbi reformën në OKB, përmirësimin e qeverisjeve në nivel global, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet OKB-së dhe KE-së. OKB-ja përfaqësohej në këtë takim nga z. Jan Eliasson (i dërguari special i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Darfur. Në cilësinë e zv. Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Biberaj diskutoi dhe mbi mundësinë e zgjerimit të mëtejshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe për rishikimin e të drejtës së vetos në këtë institucion të rëndësishëm, duke pasur tendencë heqjen e saj. Duke pasur parasysh edhe bllokimin e padrejtë që i bëri Rusia planit të presidentit Ahtisari për çështjen e Kosovës, e cila shfrytëzoi të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, mbështeti idenë e heqjes së të drejtës së vetos, si një zhvillim pozitiv dhe në drejtimin e duhur.