E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLL në Kuvend edhe nga diaspora

PDK-ja dhe PLL-ja apeluan dje për nisjen sa më parë të reformës zgjedhore në vend. 

Me anë të një deklarate për median PLL-ja ka propozuar dhe një skemë të veçantë, e cila parashikon votimin edhe të përfaqësuesve të diasporës. PLL-ja propozon që në Kodin e ri Zgjedhor të krijohet një rajon i veçantë elektoral për të gjithë shqiptarët e diasporës, ku kandidatët për deputetë të këtij rajoni të jenë prej radhëve të emigracionit. Gjithashtu, kërkohen që zgjedhjet të administrohen nga komisionerë jo partiakë. Ndërsa deputeti i PDK-së, Ndue Shpani, kërkon që presidenti të angazhohet për realizimin e reformës zgjedhore në vend. Për reformat, demokristianët kërkojnë dhe një koordinim me koalicionin qeveritar për realizimin e ndryshimit të Kodit Zgjedhor. PDK-ja kërkon zhvillimin e një tryeze politike mes maxhorancës për këtë reformë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›