E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biberaj: "Prokuroret dhe gjyqtaret, pa imunitet"

Deputeti demokrat, Aleksander Biberaj, deklaroi se me imunitet te kufizuar duhet te jene edhe perfaqesuesit e sistemit gjyqesor. Ne nje prononcim per mediat, deputeti i PD-se theksoi pervec deputeteve dhe gjyqtaret e prokuroret duhet te jene te gatshem te gjykohen ne menyre te lire. "Ne nje faze te mevonshme mund te diskutohet edhe per kufizimin e imunitetit ne nivelin e prokurorise apo te gjykatave, natyrisht qe kjo eshte nje precedent qe eshte zbatuar edhe ne vendet e tjera te BE-se dhe ka pasur sukses", theksoi dje Biberaj. Sipas tij, heqja e imunitetit te Bashes duhet te shenoje nje precedent pozitiv per t'u ndjekur nga te gjithe ata persona qe jane te veshur me imunitet. Per sa i perket reformes ne Drejtesi, Biberaj theksoi se opozita nuk duhet te ngurroj per t'u bere pjese e kesaj reforme. Sipas tij, se opozita duhet te marre persiper pergjegjesite e veta si pjese e parlamentit shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›