E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: PD, shantazh Ina Rames

Oli Xhilaga
Partia Socialiste pretendon se mazhoranca aktuale po ben shantazh ndaj Prokurorise se Pergjithshme per rastin "Basha". Referuar qendrimit qe vjen nga shumica parlamentare, sipas te cilit, ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, eshte i pafajshem, por qe bie dakord per heqjen e imunitetit te tij, kampi roze ka ngritur nje tjeter akuze per kundershtarin e saj politik. Konkretisht, kesaj radhe socialistet pretendojne se e djathta se bashku me Kryetaren e Kuvendit kerkojne te bejne shantazh organit te prokurorise. Me sa duket perplasjet dhe kontradiktat mes dy kampeve politike do te vijojne te jene prezente deri ne mbyllje te ketij viti, duke mos tradhtuar kesisoj traditen e viteve te shkuara.
Nenkryetari i Grupit parlamentar te Partise Socialiste, Erion Brace, duke kundershtuar ashper axhenden e Kuvendit, ne te cilen jane perfshire nje sere projektligjesh te rendesishem per t'u diskutuar dhe miratuar brenda dy diteve. Por, nder keto pika te axhendes, ku pothuajse te gjitha keto kane qene mjaft te debatueshme mes paleve, pergjate kesaj periudhe eshte dhe votimi per imunitetin e Bashes. Nenkryetari i ligjvenesve socialiste, Brace, ndalur pikerisht ne kete ceshtje akuzoi se vendimi i Keshillit te Rregullores dhe Mandateve, i cili e cileson si te pafajshem ish-ministrin eshte nje shantazh i mirefillte ndaj prokurorise. Sipas tij, ceshtjet nga shprehje e vullnetit te Parlamentit per te luftuar korrupsionin, shnderrohen nga Kryetarja e Kuvendit ne ceshtje me ane te te cilave i behet shantazh organit te prokurorise.
"C'do me thene vendimi i Parlamentit, qe per ne Lulzim Basha eshte i pafajshem, qe akuzat e Prokurorise nuk qendrojne, por ne do t'ia heqim imunitetin z.Basha. C'eshte ky mesazh per Prokuroren e Pergjithshme te Republikes. C'eshte ky mesazh per Prokurorin e Tiranes, c'eshte ky mesazh per prokuroret qe kane hetuar ceshtjen. C'eshte ky suport qe qeveria e Partise Demokratike apo mazhoranca e saj i jep korrupsionit, apo dyshimeve per korrupsion ndaj nje ministri. Si mundet qe parlamenti te implikohet ne nje shantazh te drejtperdrejte perkundrejt organit te Prokurorise. Kjo eshte skandaloze", cilesoi Brace gjate fjales se tij. Kesisoj, e gjithe pakenaqesia dhe shqetesimi i Grupit parlamentar te Partise Socialiste lidhet konkretisht per nxitimin e qellimshem te mazhorances per te kaluar brenda nje kohe te shkurter nje grup projektligjesh mjaft te rendesishme per reformat ne vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›