Kuvendi, neser 20 ligje per miratim, votohet dhe "Basha"
Kuvendi do te zhvilloje neser nje seance maratone ne prag te fundvitit. Ne oren 10:00 seanca do te marre ne shqyrtim dhe do te votoje rreth 20 projektligje te rendesishme te mbartura gjate sesionit te dyte te Kuvendit. Mes tyre eshte dhe leximi i raportit per heqjen e imunitetit te ministrit te Jashtem, Lulzim Basha, si dhe projektligji per ndryshime ne "Akademine e Shkencave", per akcizat apo prokurimet publike. Nderkohe qe ne liste jane perfshire edhe nje sere projektligjesh per ndryshimin e Kodit Penal. Lista e gjate e rendit te dites se neserme ne Kuvend qe do te mbaje per nje kohe te gjate te ngujuar deputetet ne Kuvend, u kritikua dhe nga nenkryetari i Grupit socialist, Erion Brace. "Qeveria po synon t'i kaloje pa vemendjen e publikut, pa vemendjen e grupeve te interesit, madje dhe pa diskutime serioze ne Kuvend", u ankua nenkryetari. Sipas Braces, behet fjale per ceshtje qe skalisin korrupsionin qeveritar, skalisin vendimmarrjen e korruptuar ne Kuvend dhe natyrisht ka ceshtje qe lidhen drejtperdrejt me portofolin e shqiptareve. "Do te doja te beja me dije qe jane futur dhe 6 projektligje, qe kane te bejne drejtperdrejt me reformen ne drejtesi, per te cilen natyrisht qe kerkohet konsensusi yne, por qe qeveria dhe Kryetarja e Kuvendit kerkojne t'i kalojne ne Kuvend pa konsensus te opozites", tha Brace. Nenkryetari kritikoi dhe votimin e raportit te keshillit per heqjen e imunitetit te Lulzim Bashes, pasi ne te thuhet se Basha eshte i pafajshem, por imuniteti i hiqet. Nderkohe qe eshte shtyre disa here dhe miratimi i ndryshimeve ne ligjin e pronave dhe ligji 7501 per token, qe mendohet te votohen diten e neserme, ne rast se ka kuorum.
R.Rapushi
Lista
Projektligji "Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 9655, date 11.12.2006, "Per Akademine e Shkencave te Republikes se Shqiperise".
Projektligji "Per disa ndryshime ne ligjin nr. 8976, date 12.12.2002 "Per akcizat", te ndryshuar".
Projektligji "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9643, date 20.11.2006, "Per prokurimin publik".
Projektligji "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7928, date 27.4.1995, "Per tatimin mbi vleren e shtuar", te ndryshuar".
Akt normativ "Per disa ndryshime ne ligjin nr. 9645, date 27.11.2006 "Per Buxhetin e Shtetit te vitit 2007" te ndryshuar".
Projektligji "Per nje shtese ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995, "Kodi Penal i Republikes se Shqiperise, te ndryshuar".
Projektligji "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 "Kodi Penal i Republikes se Shqiperise", te ndryshuar".
Projektligji "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 "Kodi Penal i Republikes se Shqiperise", te ndryshuar".
Projektligji "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7850, date 29.7.1994 "Kodi Civil i Republikes se Shqiperise", te ndryshuar".
Projektligji "Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republikes se Shqiperise".
Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit per anetar te Entit Rregullator te Telekomunikacioneve.
Raport mbi kerkesen e Prokurorit te Pergjithshem "Per autorizim per procedim penal ndaj deputetit Lulzim Basha".
Projektligji "Per disa shtesa dhe ndryshime ne disa ligje organike".
Projektligji "Per disa ndryshime ne ligjin nr. 8653, date 31.07.2000 "Per ndarjen administrativo-territoriale te njesive te qeverisjes vendore ne Republiken e Shqiperise" te ndryshuar".