E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse u bënë ndryshimet

Ndryshimet

Në uniformën aktuale të policisë janë evidentuar probleme e mangësi, kryesisht në drejtim të paraqitjes së përgjithshme të saj.
Cilësia e materialeve të përdorura për prodhimin e uniformës ka qenë e ulët.Modelimi dhe kompozimi i disa elementëve përbërës të uniformës, në veçanti shenjave, gradave, stemave, qoftë në drejtim të dizajnimit, por dhe materialit të prodhimit, nuk ishin në parametrat e kërkuar.
Kjo uniformë nuk realizonte një paraqitje dinjitoze të punonjësit të policisë.Realizimi i këtij projekti synon:-Plotësimin e kërkesave të nevojshme për sa i përket anës funksionale, për të siguruar ruajtjen e shëndetit të punonjësit të policisë gjatë kryerjes së detyrave, ndërhyrjeve apo stërvitjeve të ndryshme.-Plotësimin e prezantimit dhe përfaqësimit me dinjitet të vlerave e simboleve kombëtare, historike e tradicionale të popullit dhe të Policisë së Shtetit, të vlerave artistike, kulturore, e folklorike të kulturës sonë popullore.-Sigurimin e cilësisë së kërkuar e të nevojshme në drejtim të materialeve prej tekstili që do të përdoren për prodhimin e uniformës dhe të pjesëve të tjera përbërëse.-Realizimin e një prerjeje e qepjeje cilësore dhe profesionale të kostumeve dhe elementëve të tjerë përbërës të uniformës, duke përdorur metodat bashkëkohore të modelimit.-Realizimin e një uniforme higjienike e shëndetësore për mbrojtjen e shëndetit të punonjësit të policisë në të gjitha stinët e vitit, dhe në kushte të ndryshme atmosferike.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›