Dule: PBDNJ, kundër kodit dhe kundër grevistëve të urisë

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, i është bashkuar nismës kundërshtuese të kodit zgjedhor, por jo asaj të grevistëve. PBDNJ tha në një deklaratë për shtyp se do të votojë kundër kodit zgjedhor pikërisht për faktin e përbërjes së Komisioneve Zgjedhore. “Ky kod nuk ka arritur t’u japë përgjigje bindëse të gjithë atyre aspekteve të cilat kanë prodhuar të gjitha proceset e shkuara në vazhdimësi. Mbi të gjitha vë një pikëpyetje të madhe administrimin e procesit zgjedhor”, u shpreh Dule. Kryetari i PBDNJ, theksoi se megjithëse, projekti për Kodin Zgjedhor erdhi për herë të parë në kohën e duhur dhe i formuluar kryekëput nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, pa asistencën e ndërkombëtarëve, është ende larg praktikave evropiane, pasi nuk jep garanci se kur do të përfundojë procesi i pajisjes së qytetarëve me dokumente përkatëse për të votuar dhe listave adeguate të zgjedhësve. ...