E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria hap konkursin për 221 vende pune në administratë

Berisha: Asnjë i punësuar, pa testin e konkurrimit

Komisionet me njerëz, me grada dhe tituj

Qeveria synon krijimin e një administrate të aftë profesionalisht, në të cilën nuk do të mund të punësohet asnjë zyrtar që nuk kalon më parë provën e konkurrimit. Vetëm pasi t’i nënshtrohet procesit të konkursit dhe prej tij, të dalë fitues, atëherë ka të drejtë të nisë punën në administratën e djathtë. Madje, për vendet vakante do të krijohen komisionet më transparente, ku të përfshihen njerëz me grada dhe tituj. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Kryeministri Sali Berisha kërkoi dje që të hapet me urgjencë konkursi për 221 vendet vakante që janë raportuar nga Departamenti i Administratës Publike, dhe ky proces të vihet në vijë brenda muajit tetor. Kryeministri Berisha vuri në dukje se qeveria është e gatshme për t'i dhënë jetë gjithnjë e më shumë përfshirjes në administratë të personave që janë graduar në universitetet më të mira të Evropës dhe vendit. Duke vlerësuar se “Brain Gain” është dhe mbetet një drejtim themelor për qeverinë, z. Berisha kërkoi që "për vendet vakante të krijohen komisionet më transparente, ku të përfshihen njerëz me grada dhe tituj". Berisha vuri në dukje se "po mendoja të aplikoja skemën e universiteteve ku u hapën 400 vende pune, por nuk mund ta aplikoj, sepse ekzistojnë 221 vende vakante sipas Departamentit të Administratës Publike. Ndaj dhe qeveria është e gatshme t'i plotësojë këto vende me një kontingjent të mirëshkolluar, madje të krijojë edhe vende shtesë, duke reduktuar disa sektorë që nuk po lëvizin”. Sipas tij, institucionet shtetërore që aktualisht kanë lajmëruar përmes departamentit të administratës publike vende vakante janë kryesisht Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, Ministria e Financave, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Kryeministria dhe më pak Ministria e Punëve të Jashtme, e Integrimit, e Bujqësisë, Mjedisit etj. Procesi për plotësimin e vendeve bosh në administratë synon përmirësimin e cilësisë së saj, çka do të thotë një administratë më e kualifikuar me njerëz profesionistë.

Tabelë

Institucionet që kërkojnë punonjës

Ministria e Punëve të Brendshme

Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës

Ministria e Financave

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe sporteve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Kryeministria

Ministria e Punëve të Jashtme

Ministria e Integrimit

Ministria e Bujqësisë

Ministria e Mjedisit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›