Godo: PD-PS dialog ne Parlament
Rozeta Rapushi
Ne kulmin e tensioneve politike, nje prej bashke autoreve te Kushtetutes se vendit, Sabri Godo, keshillon lideret politike, qe te degjojne nderkombetaret dhe te ulen ne bisedime per nxjerrjen e vendit nga kriza politike. Ne nje prononcim per Gazeten "Koha Jone", Godo theksoi se keshillat ne rezoluten e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, duhen zbatuar dhe kutite e votimit nuk duhen hapur. "Une personalisht nuk jam per hapjen e kutive te votimit. Opozita duhet te hyje ne Parlament dhe aty te nise dialogun dhe debatin konstruktiv", tha Godo. Sipas tij, Shqiperia nuk ka kohe per te humbur me debate te tilla, duke penguar investimet ne vend, integrimin dhe ecurine e ekonomise. Perkundrazi, duhet te reflektoje sa me pare, stabilitet dhe dialog politik. Presidenti i Nderit ne Partine Republikane, theksoi se eshte jetike per vendin qe te marri masa per daljen nga kjo situate e renduar politike. Godo sugjeroi menjehere, zhvillimin e tryezes se dialogut politik nga Presidenti Bamir Topi dhe gjetjen e zgjidhjeve sipas rekomandimeve te percaktuara qarte nga nderkombetaret ne rezoluten per Shqiperine. "Por duhet pasur shume kujdes, qe ne kete tryeze te dialogohet dhe jo te thellohen debatet dhe perplasjes", vijoi Godo. Sipas tij, opozita eshte ajo qe duhet te beje nje hap pas dhe te mos kerkoje hapjen e kutive te votimit, por te realizohet hetimi parlamentar i zgjedhjeve te 28 Qershorit, ne baze te rezolutes se Keshillit te Evropes. "Lideret politike, duhet te kene parasysh se eshte vendi ai qe demtohet ne kete rast, eshte populli dhe politika duhet te mendoje per vendin. Ndaj tryeza duhet te funksionoje ne baze te dialoguar dhe jo te perplasjeve, ne menyre qe te dilet sa me pare nga kjo situate politike", shtoi Godo. Pas kesaj sipas tij, forcat politike duhet te mendojne se si te permiresojne akoma edhe me shume zgjedhjet e ardhshme ne vend. Te reformojne Kodin Zgjedhor ne baze te propozimeve te nderkombetareve dhe te marrin masat e duhura. Por ne menyre te vecante, republikani sugjeroi qe opozita te rikthehet ne Parlament pasi aty vijon dialogu dhe debati konstruktiv. Keshillat e republikanit, vijne ne nje kohe kur dy forcat e medha politike, kane ngecur ne kerkesat e tyre, pa i dhene nje zgjidhje krizes politike. Maxhoranca pranon hetimin parlamentar te zgjedhjeve, madje edhe qe opozita te kete edhe drejtimin e ketij komisioni. Nderkohe qe selia roze dhe kreu i saj, kane bere te qarte se nuk do te terhiqen nga kerkesa per hetim te zgjedhjeve me hapjen e kutive te votimit.