Meta: Dialogu me kerkesa antikushtetuese s'funksionon

Zevendeskryeministri, Ilir Meta, vleresoi dje se opozita nuk ka asnje vullnet per dialog, duke qene se nuk pranojne nje dialog qe respekton Kushtetuten e vendit, cka eshte esenciale dhe e panegociueshme, por njekohesisht vendosin kushte te cilat e zhvleftesojne dialogun ende pa filluar. Sipas tij, "eshte shume e rendesishme qe dialogu duhet te ndodhe mbi bazen e respektimit te Kushtetutes se vendit dhe kuptohet se ne kushte ku Edi Rama kerkon te vendose nje kerkese anti-kushtetuese, ky lloj dialogu nuk mund te funksionoje dhe as nuk mund te kete ndonje rezultat".
Z. Meta, Partia Socialiste thote se Rezoluta e Keshillit te Evropes ishte sukses i saj duke pretenduar kerkesen per ngritjen e Komisionit hetimor parlamentar. Nderkohe, si do te procedohet me tej, a do te merret ne konsiderate mbledhja e nje tryeze nga ana e Presidentit?
Eshte per te ardhur keq me qendrimin jo te sinqerte te Partise Socialiste. Se pari Strasburgu ishte nje deshtim i madh per ta dhe evidentoi edhe politiken e tyre destruktive ne dem te vendit, sikurse ishte kerkesa e tyre per heqjen e kredencialeve te delegacionit shqiptar ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes, e cila nuk u mor nen konsiderate per arsye se ne rast se Shqiperia ka nje problem, i cili eshte mosfunksionimi parlamentar i opozites, ky eshte nje problem i shkaktuar nga vete lidershipi i saj. Se dyti, ne e kemi pershendetur dhe e pershendesim rezoluten, madje edhe kur ajo ka qene nje projekt-rezolute, sepse ne fund te fundit i gjithe thelbi i kesaj rezolute ka te beje me ate qe mazhoranca i ka ofruar me kohe opozites. Komisionin hetimor parlamentar ne e kemi ofruar me kohe, madje edhe duke u treguar te hapur dhe zemergjere to te thosha, duke u ofruar edhe shumicen, pasi kjo eshte brenda legjislacionit te funksionimit te Parlamentit tone. Nderkohe ju e shihni qarte qe ata vetem i lexojne mbrapsht rezolutat, duke mos pasur asnje vullnet per dialog duke qene se nuk pranojne nje dialog qe respekton Kushtetuten e vendit, cka eshte esenciale dhe e panegociueshme, por njekohesisht vendosin kushte te cilat e zhvleftesojne dialogun ende pa filluar. Eshte me te vertete per te ardhur keq.
Ne lidhje me kete pike, a keni pasur ndonje konsulte me kryetarin e koalicionit qeverises, z. Berisha, lidhur me nje takim me Presidentin e Republikes? Ju si parti politike jeni treguar shume te hapur per kete tryeze, nderkohe qe Kryeministri nuk eshte treguar shume entuziast per nje zgjidhje nga Presidenti per sa kohe qe Partia Socialiste nuk pranon hetimin pa hapjen e kutive?
Besoj se qendrimi i Kryeministrit ka qene teper korrekt dhe parimor, i cili ka bere te ditur se nuk ka asnje lloj paragjykimi per cilindo qe inicion nje dialog, por padyshim qe eshte shume e rendesishme qe dialogu duhet te ndodhe mbi bazen e respektimit te Kushtetutes se vendit dhe kuptohet se ne kushte ku Edi Rama kerkon te vendose nje kerkese anti-kushtetuese, ky lloj dialogu nuk mund te funksionoje dhe as nuk mund te kete ndonje rezultat. Pra, ai nuk ka asnje paragjykim per institucionin e Presidentit, por ka nje mosbesim ne lidhje me seriozitetin e z. Rama ne perpjekjen per te zgjidhur kete krize e cila eshte kryesisht krize e opozites. Opozita i ka injoruar rregullat e lojes, te cilat i ka firmosur vete, dhe natyrisht qe z. Rama synon qe ne kete krize te tij, te terheqe edhe institucionet e tjera te vendit. Ai duhet te beje te qarte pozicionin e tij.
Hapja e kutive te votimit sipas jush eshte anti-kushtetuese, nderkohe qe ju vete keni rezerva mbi zgjedhjet e 28 Qershorit, te pakten sipas deklaratave tuaja te para.
Absolutisht qe po! Por per te gjitha pretendimet, eshte konsumuar kodi zgjedhor, i cili u be jashte vullnetit tone, me konsensusin e z. Rama dhe z. Berisha si kryetare te dy partive kryesore, dhe per cdo pretendim jane marre vendimet e gjykatave. Mua mund te mos me pelqejne vendimet e gjykatave, dhe mund te kem edhe te drejte, por vendimet e gjykatave jane per t'u pranuar e per t'u respektuar. Ju e dini qe te njejten gje kemi kerkuar edhe ne ne vitin 2005, madje u formua edhe nje Komision hetimor parlamentar me kerkesen tone, dhe kemi pasur edhe fakte e prova per mosperputhje te rezultateve sipas zonave zgjedhore. Dhe PD e PS pikerisht ne baze te ketij arsyetimi, nuk pranuan qe te hapej qofte edhe nje kuti, sepse do te sfidohej vendimi i gjykatave.
Marsi po afron dhe nese deputetet socialiste do te mbeten pa mandate, cili eshte mendimi juaj, cfare ndodh?
Per sa i takon ceshtjes se mandateve, absolutisht qe do zbatohet Kushtetuta. Shqiperia do te ece ne rrugen e stabilitetit, te ndertimit te shtetit ligjor, duke pasur si princip baze respektimin e Kushtetutes nga te gjithe dhe per te gjithe. Brenda kesaj hapesire, cdo lloj dialogu, cdo lloj zgjidhje politike qe rrit mirebesimin midis paleve, eshte teper pozitive. Por Shqiperia nuk mund te ece perpara duke shkelur Kushtetuten.
Pjese e dialogut eshte edhe sistemi zgjedhor, ku Kryeministri Berisha i dha perseri hapesire te plote Edi Rames per percaktimin e nje sistemi. Ju a jeni per ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe a do te pranoni ate qe do zgjedhe Edi Rama?
Po eshte e vertete qe Z. Berisha perseri ka ftuar opoziten te marre rolin kryesor per te adresuar, ne kuadrin e nje reforme zgjedhore te gjitha rekomandimet e OSBE-ODHIR-it per zgjedhjet, ashtu sikurse e ka bere te qarte qe keto propozime nga opozita duhet te jene te standardeve nderkombetare. Ne nuk eshte se jemi te perqendruar dhe nuk kemi qene asnjehere me ndonje ide fikse, qofte ky nje sistem qe favorizon apo ndihmon LSI-ne ose jo. Ne jemi te hapur per cdo sistem te ndershem dhe brenda standardeve te OSBE-ODHIR-it.
Gjykata Kushtetuese ka rrezuar para disa ditesh marreveshjen e detit me Greqine, dhe besoj se ka qene edhe pjese e takimeve tuaja me Ministrin grek Droucas. Ne kohen kur ajo u kundershtua nga disa media dhe opozita, ju deklaruat se grupe ekstremiste po dilnin kunder kesaj marreveshjeje. Cfare ndodhi z. Meta? Keto grupe ekstremiste paten ndikimin e tyre edhe ne Gjykaten Kushtetuese, apo vertet jeni te bindur se ka pasur probleme kjo marreveshje?
Duhet te ndajme dy elemente. Duhet te ndajme autoritetin e Gjykates Kushtetuese, e cila ka autoritet dhe sovranitet te plote per te marre vendime per cdo ceshtje, perfshire edhe kete ceshtje. Dhe ju e keni pare qe ne qe nga fillimi i shqyrtimit te kesaj ceshtjeje nga Gjykata Kushtetuese, kemi nderprere cdo lloj sqarimi, qofte edhe publik, duke e perqendruar vemendjen ne Gjykaten Kushtetuese. Dhe Gjykata ka te drejte ta marre vendimin ashtu si ajo a shohe te arsyeshme. Dhe ne absolutisht qe jemi te detyruar ta respektojme, dhe do t'a respektojme vendimin e kesaj Gjykate. Ende nuk e dime cilat kane qene arsyet dhe shkaqet, pasi ky vendim ende nuk eshte bere publik, ende nuk eshte zbardhur. Informacionin e kemi marre nga mediat. E theksoj edhe nje here, qe ne do e respektojme vendimin, cilido qofte ai, dhe ne momentin qe ky vendim behet publik, padyshim qe ne do te bejme sqarimet ne emer te grupit negociator per te gjitha argumentet ku do te jete mbeshtetur Gjykata ne dhenien e vendimit, per transparence ndaj opinionit publik. Pra, vendimi nuk diskutohet. Por, une si Minister i Puneve te Jashtme te Shqiperise nuk mund te mbyll syte dhe nuk mund te hesht kur elemente ekstremiste, e theksoj, ne politiken shqiptare, qe per fat te mire jane ne pakice e te izoluar nga shoqeria jone, perpiqen te helmojne marredheniet mes dy vendeve dhe midis dy popujve vazhdimisht, me qendrime te ndryshme te cilat nuk i sherbejne askujt, pervec atyre grupeve qe kerkojne t'i kthejne marredheniet prapa ne te kaluaren. Nderkohe qe angazhimi kryesor i Shqiperise eshte anetaresimi e saj ne Bashkimin Evropian. Greqia eshte nje nga mbeshtetesit kryesore te Shqiperise dhe te Ballkanit Perendimor per t'u anetaresuar ne BE dhe per liberalizimin e vizave me zonen Shengen. Une ne kete drejtim nuk mundem dot te hesht. Por vendimi i Gjykates, sic e kemi thene qe ne fillim, eshte tjeter ceshtje dhe ne do t'i respektojme gjithnje vendimet e gjykatave, edhe atehere kur na pelqen, por edhe atehere kur mund te mos na pelqeje. Ky eshte dallimi me perfaqesuesit e Partise Socialiste.
A do te kemi nje marreveshje te re?
Percaktimi i kufijve detare, si me Greqine, ashtu edhe me Malin e Zi, eshte nje prioritet, per Qeverine tone, pasi se pari eshte nje hap perpara ne drejtim te anetaresimit te Shqiperise ne BE, duke qene se hyn tek ceshtjet ende te pazgjidhura me vendet fqinje, por edhe sepse i jep mundesi vendit qe te shfrytezoje hapesirat ujore dhe nenujore.
Ka pasur ide qe ne momentin e rinegociimit, ai te behet edhe me prezencen e NATO-s, meqe te dy vendet jane anetare te saj, dhe per te krijuar besueshmeri me te madhe tek njerezit.
Nuk mendoj se eshte koha per te hyre ne nivel teknik, dhe sic e kam thene edhe me pare, ne do te presim vendimin e Gjykates, do te lexojme me vemendje argumentet e saj, dhe mbi bazen e tyre do te japim sqarimet dhe pa asnje diskutim qe do te shikojme te gjitha rruget kushtetuese dhe ligjore per te ecur perpara. Ceshtja e kufirit detar me Italine eshte e mbyllur, dhe per ne eshte nje prioritet te mbyllim ceshtjen edhe me Greqine, edhe me Malin e Zi. Keto jane prioritete te cilat do t'i cojme perpara me transparence te plote.
Z. Meta, kur flisni per grupe ekstremiste, i referoheni grupeve politike apo individeve jashte politikes?
Me duket se jam shume i qarte. Shikoni ata qe tere diten rrine e merren me krijimin e mosbesimit dhe te urrejtjes midis dy popujve, kur ne ne Greqi kemi gati 1 milion shqiptare dhe kur dihet qe Greqia eshte nje nga mbeshteteset kryesore te integrimit evropian te Shqiperise, te liberalizimit te vizave per te gjithe shqiptaret ashtu sikurse edhe Greqia ka qene nje mbeshtetese shume e forte per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Nuk e di se kujt i sherbejne qendrime dhe politika te tilla? Ne rast se ka nje problem me Qeverine e Shqiperise, kjo eshte ceshtje tjeter, dhe secili ka menyra te ndryshme dhe rrugen per te ngritur nje ceshtje qe nuk shkon me menyren se si vepron Qeveria shqiptare. Por askush nuk ka te drejte te helmoje marredheniet mes dy vendeve dhe dy popujve se nuk jane marredhenie ndermjet dy qeverive.
Z. Meta, a ka shprehur Greqia ndonje rezerve ne lidhje me kete vendim te Gjykates?
Qendrimi i Greqise ka qene teper korrekt. Ata respektojne institucionet shqiptare, gje qe eshte konfirmuar edhe nga Ministri i Jashtem Plotesues grek Droucas ketu ne Tirane kur u eshte pergjigjur pyetjeve tuaja.