E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhja e krizes politike, PS do te therrase aleatet

Pas permiresimit te situates ne veri te vendit, Partia Socialiste pritet te mbledhe kete jave tryezen e opozites per te diskutuar mbi axhenden politike qe do te ndjeke opozita per ditet ne vijim. Ndersa i afrohemi kufirit maksimal te bojkotit te grupit Parlamentar Socialiste ne Kuvendin e Shqiperise, situata politike do te jete mbushur me aksione te ndryshme te partive te politikes shqiptare. Tryeza opozitare do te percaktoje pikerisht kete aksion politik, qe te ndermarre nismat e duhura per te arritur ne hapjen e kutive te votimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Burime opozitare bejne te ditur se nuk do te kete nje afat kohor deri kur do te presin per te reaguar ndaj plotesimit te kerkeses se tyre, por do te vazhdojne serine e protestave deri ne krijimin e komisionit hetimor parlamentar qe do te mund te mundesonte hapjen e kutive te votimit. Partia me e madhe ne opozite sebashku me aleatet e saj do te nisin protestat gjate muajit shkurt sebashku me partite e tjera aleate. Nese Partia Socialiste e sheh zgjidhjen e krizes ne hapjen e kutive te votimit te zgjedhjeve te fundit parlamentare, aleate te ngushte te socialisteve, te cilet ne zgjedhje nuk arriten te perfaqesoheshin ne Kuvendin e Shqiperise, kane shprehur qendrimin se zgjidhja politike do te ishte krijimi i Qeverise teknike dhe zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare te parakohshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›