Masakra, banoret bllokojne rrugen

Devoll- Banore te fshatit Vidohove, familjare dhe te aferm te tre vellezerve te vrare barbarisht me nje bresheri automatiku nga "dhendri' Besim Karai, hidhen ne proteste dhe bllokojne rrugen qe i lidh me qytetin. Pas ceremonise mortore te viktimes se trete Etlevan Mulliri, mesditen e djeshme, pa prezencen e nenes te te ndjerit, Liljana Mulliri, e cila eshte derguar ne qeli pas lirimit nje ditor per varrimin e dy djemve, nje grup banoresh kane bllokuar aksin Vidohove-Bilisht dhe konfrontuar me policine qe prej kater ditesh eshte vendosur ne kete fshat. Qellimi i protestes ka qene neglizhenca policore qe prej dy muajsh per mos parandalimin e ketij krimi dhe per paaftesine per te arrestuar te dyshuarin 40 vjecar. "Kerkojme arrestimin sa me pare te vrasesit te djemve tane, pasi policia eshte treguar neglizhente edhe kur kemi denoncuar kercenimet", jane shprehur dje te afermit e tre viktimave. Per dy dite me radhe ne fshatin Vidohove eshte kryer ceremonia mortore per Taulant, Xhilian dhe Etlevan Mullirin, 23, 25 dhe 17 vjec. Shkak i vrasjes dyshohet te jete bere dyshimi qe kishte Besim Karaj se Taulanti, nje prej vellezerve, kishte lidhje intime me bashkeshorten e tij, banore e ketij fshati. Karai banonte ne Thumane te Krujes, por prej disa javesh ishte vendosur ne fshatin kufitar te Vidohoves.
Etlevan Mulliri, vellai me i vogel ishte plagosur rende ne masakren e ndodhur diten e premte, ku dy vellezerit e tij, Taulanti dhe Xhiliani, mbeten te vdekur ne vend nga bresheria e "Kallashnikovit". Ne ceremonine e varrimit mori pjese edhe nena e viktimave, Liljana Mulliri, e denuar me 25 vjet burg per vrasjen e 7-vjecarit Alberto Xhihani ne vitin 2003, per motive xhelozie dhe lidhjen qe kishte me xhaxhane e viktimes. Por diten e djeshme, 45 vjecarja nuk ka qene prezente ne ceremonine e djalit te vogel, pasi eshte rikthyer ne qelite e Burgut te Korces.
Policia e Korces deklaroi dje se vijojne kerkimet per arrestimin e autorit te vrasjes se tre vellezerve, te dyshuarit Besim Karai. Ne operacionin e arrestimit jane angazhuar dhe forcat e RENEA-s dhe se kerkimet jane perqendruar ne fshatin Sinice te Greqise, ku mendohet se 40 vjecari qendron i fshehur. Gjithashtu nen mbikeqyrje mbahet edhe zona ku banon motra e autorit ne Selanik te Greqise.
Nga hetimet qe ka kryer policia, mendohet se 23-vjecari Taulant Mulliri kishte nje lidhje jashtemartesore me gruan e Besim Karait. Para dy muajsh, Karai e kishte kapur ne flagrance Taulantin me te shoqen ne shtepine e tij. Pas nje zenke me fjale, ata i kishin sheshuar mosmarreveshjet. Por ndjenja e hakmarrjes shpertheu mesditen e se premtes, duke cuar ne nje ngjarje te rende qe do te mbahet mend si masakra e Vidohoves.
Krimi ne vitin 2003
Masakrimi i te miturit dhe denimi i Liljana Mullirit
Liljana Mulliri, nena e tre vellezerve, aktualisht vuan denimin me 25 vjet burg per vrasjen e 7 vjecarit Alberto Xhihani, me 4 shtator 2003, copetimin e tij me sepate dhe me pas fshehjen ne frigorifer dhe pusin e fqinjes. Ngjarja u zbulua rastesisht, pas dy vitesh kerkimi, ne nentor 2005, kur eshtrat u nxoren nga pusi dhe ishin futur ne dy thase. Policia prangosi Liljana Mullirin dhe xhaxhane e djalit, Gentjan Xhihani, qe kishte nje lidhje intime me gruan autore e krimit makaber. Por xhelozia dhe ndarja e tyre ka sjelle edhe masakren. Ne vitin 2008 Gjykata e Korces denon gruan me 25 vite burg per krimin e kryer, kurse xhaxhane e viktimes me 2 vjet per moskallezim. Por nga hetimi i kryer per masakren e fundit ne Vidohove, policia zbuloi se vrasja e tre vellezerve nuk kishte lidhje me masakren e nenes se tyre shtate vite me pare.
"Faji eshte i policise, nuk parandaloi krimin"
Xhevahir Mulliri, babai i tre djemve te cilet u qelluan me arme per vdekje mesditen e se premtes ne qender te fshatit Vidohove, akuzon policine e Devollit qe sipas tij nuk i ka marre ne mbrojtje djemte, pasi autori i kishte kercenuar disa here dhe policia ishte ne dijeni per kete ngjarje. "Policia ishte vene ne dijeni edhe dy muaj me pare, pasi autori i kishte kercenuar me arme djemte e mi dhe ishte bere sherr ne fshat. Por askush nuk u interesua dhe ndodhi kjo qe ndodhi. Shefi i krimeve me beri nje pritje teper qesharake", ka thene Xhevahir Mulliri. I irrituar edhe me vonesen e mberritjes ne vendngjarje, babai i tre viktimave akuzoi drejtperdrejte uniformat blu dhe drejtuesit e saj ne Korce per neglizhencen e treguar ne kapjen e autorit te krimit. "Ai terrorizoi edhe fshatin me arme per 20 minuta dhe u largua i pa shqetesuar", ka pretenduar Mulliri.
Dyshimet
Shtatezania gruas se Besim Karait e kishte ashpersuar me shume konfliktin ndermjet tij dhe familjes Mulliri. I dyshuari nuk ka duruar dot me dhe mengjesin e dites se krimit i kishte thene bashkeshortes se do te vriste Taulantin, por ne fakt i ka ekzekutuar te tre vellezerit.
Masakra e Durresit, i arrestuari me precedente penale ne Itali
DURRES- Klientet e lokalit perforcojne identifikimin policor per te dyshuarin si autor i masakres se trefishte ne lagjen nr. 9 te Durresit. Paraqitjet per njohje kane ndjekur te njejten rrjedhe si hetimet e kryera nga ekspertet per ekzekutimin ne lokal te Luan dhe Andi Currit e Edmond Shemsit, me 27 janar te ketij viti. I arrestuari qe mendohet si autori kryesor i masakres, eshte 35 vjecari Arjan Celaj, nga Vlora, qe u kap mengjesin e se shtunes pas nje operacioni te policive te Durresit dhe Vlores. Gjurmet e gishterinjve ne motorin e tipit "Yamaha", qe u perdor per transport diten e ngjarjes, por qe rezultonte i vjedhur nga nje person qe ndodhet emigrant ne Greqi, kane cuar ne qeli Celen, qe mbante dhe emrin Edison. Gjurmet e gishterinjve dhe deshmite e personave prezente ne lokal do t sherbejne si prova te rendesishme gjate procesit gjyqesor. Vete i dyshuari ka mohuar te jete pjesemarres ne krim, nderkohe qe vazhdojne kerkimet per kapjen e bashkepunetorit te tij. Burime zyrtare te policise nuk specifikuan nese Celaj eshte ekzekutori apo ndihmesi i autorit te masakres. Nje tjeter fakt bindes per hetuesit eshte se Arjan Celaj ishte shpallur i padeshirueshem nga policia italiane, pasi dyshohej per vrasjen e nje italiani, ndersa ishte denuar per droge dhe prostitucion ne kete vend, ku kishte vuajtur 5 vite burg. Mjeti motor u gjet ne lagjen periferike nr. 16 te Durresit pas kryerjes se krimit, kurse i dyshuari u kap ne Vlore. Nje prej viktimave, Luan Curri, ishte person me precedente penale si perdhunimin e nje te miture dhe tentativen ndaj nje tjetre. U denua me 10 vjet burg nga gjykata, por u lirua disa muaj pas arrestimit ne vitit 2009 ne rrethana misterioze. Ky dyshohet te jete edhe motivi i krimit te ndodhur javen e kaluar ne Durres.