Dokle: PS eshte e gatshme per dialog, PD s'ka vullnet
Partia Socialiste shprehu dje vendosmerine per te dialoguar me mazhorancen, por pa hequr dore nga hapja e kutive te votimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Permes nje komunikimi per mediat, deputeti socialist, Namik Dokle, vleresoi se cdo dite e me shume po shtohet numri i faktoreve shqiptare e nderkombetare, qe pohojne se Shqiperia ndodhet ne nje krize politike dhe se nevojitet ne menyre urgjente zgjidhja e kesaj krize permes dialogut. Sipas tij, perfaqesues te Keshillit te Evropes jo vetem ritheksuan kete fakt, qe gjendet shkruar e bardhe mbi te zeze ne rezoluten e miratuar ne Asamblene Parlamentare, por paralajmeruan se kjo krize rrezikon te marre permasa edhe me te rrezikshme me pasoja te renda per vendin nese partite politike neglizhojne te angazhohen ne bisedime. "Hipokrizia politike dhe mashtrimi mediatik i krereve te qeverise, kuvendit dhe Partise Demokratike, shume shpejt zuri vendin e fjaleve te tyre pershendetese per Rezoluten e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes", kritikoi qendrimin e mazhorances, Namik Dokle. Ai tha se "asambleja konfirmoi krizen politike te shkaktuar nga qeveria, kurse ata gelltiten per ta mohuar". Sipas tij, "asambleja kerkoi hetimin e zgjedhjeve, kurse ata dredhojne neper labirinte pa rrugedalje". Per socialistet "asambleja do te dergoj komision monitorimi per zgjidhjen e krizes, kurse ata ngrene barriera per te fshehur te verteten". Zyrtari lart socialist theksoi se "asambleja kerkoi dialog ne tryezen politike te Presidentit, kurse mazhoranca perpiqet ta shumezojne me zero e ta bejne inekzistent me presione te ndryshme". Me kete papergjegjshmeri totale, vijoi Dokle, mazhoranca nuk ben gje tjeter vecse e rendon krizen. "Por te mos harrojne se opozita e bashkuar nuk do te lejoje qe pasojat e krizes te rendojne mbi shqiptaret. Permes Kryetarit te PS, jemi shprehur te gatshem per te qene pjese e nje tryeze negociatore me pranine e Presidentit, por deri me tash ky vullnet nuk eshte pare nga Partia Demokratike", deklaroi anetari i Kryesise se selise roze, Dokle. Duke vijuar me tej qendrimin e Partise Socialiste, zyrtari i lart i kesaj partie nenvizoi se, "me rruge ligjore, apo me protesta demokratike, opozita do ta coje deri ne fund aksionin e saj politik dhe emancipues, do ta coje deri ne fund realizimin e kerkesave te saj per hetim dhe transparence te plote te procesit zgjedhor: ne kuti dhe jashte kutive, per t'i dhene fund nje here e pergjithmone manipulimit dhe vjedhjes se zgjedhjeve qe eshte kthyer ne nje kancer per demokracine".
KRITIKA
"Hipokrizia politike dhe mashtrimi mediatik i krereve te qeverise, kuvendit dhe Partise Demokratike, shume shpejt zuri vendin e fjaleve te tyre pershendetese per Rezoluten e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes", kritikoi qendrimin e mazhorances, Namik Dokle.
ASAMBLEJA
"Asambleja konfirmoi krizen politike te shkaktuar nga qeveria, kurse ata gelltiten per ta mohuar. Asambleja kerkoi dialog ne tryezen politike te Presidentit, kurse mazhoranca perpiqet ta shumezojne me zero e ta bejne inekzistent me presione te ndryshme', u shpreh zyrtari socialist.