Biberaj zhvillon vizitë zyrtare në OKB me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Moon

Zv. Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Aleksandër Biberaj, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë të KE-së, u nis sot për një vizitë zyrtare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon. Në përbërje të delegacionit marrin pjesë kryetarë të Grupeve Parlamentare, si dhe të Komisioneve Parlamentare të Këshillit të Europës. “Gjatë qëndrimit në Neë York, zoti Biberaj dhe delagacioni i KE-së pritet të zhvillojnë takime me përfaqësues të niveleve më të larta të OKB-së, përfshirë edhe Sekretarin e Përgjithshëm Ban Ki Moon”, bënte të ditur Zyra e Shtypit e deputetit demokrat, Biberaj. Sipas njoftimit, "temë e bisedimeve mes përfaqësuesve të KE-së dhe të OKB-së do të jetë dhe diskutimi dhe nënshkrimi i një Memorandumii mirëkuptimi ndërmjet këtyre dy organizatave". Delegacioni i KE-së, gjatë qëndrimit në Neë York, parashikohet që me 3 nëntor (e martë) të vëzhgojë nga afër zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në SHBA.
...