"Fazllic", Berisha sot mocion debati në Kuvend
TIRANE- Kërkesa per mocion me debat është bërë nga nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe. PS kërkon të dijë konkretisht se cili është roli i Damir Fazllic në kompanin BG &R dhe në marrëdhëniet me kryeministrin Berisha dhe Partinë Demokratike; sa ishte vlera e kontratës midis BG &R dhe kreut të PD-së për fushatën e zgjedhjeve të vitit 2005; roli i biznesmenit serbo- boshnjak gjatë kësaj fushate dhe roli aktual i tij në qeverinë Berisha; sa herë dhe me cfarë statusi Fazllic ka qenë në zyrën e kryeministrit dhe cilat janë projektet që ai ka negociuar me qeverinë shqiptare.
Po sot burime nga PS bëjnë të ditur se do të publikohet një faksimile e lëshuar nga ish- ministri i Drejtesisë, Aldo Bumci për Gerdecin me të cilin vihet në dijeni edhe djali i kryeministrit Berisha.
(s.g/BalkanWeb)