E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stamboll, pranga shqiptarit në kërkim për vrasje

Policia turke arrestoi një shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 8 vitesh. 43 vjecari Engjëll Zeqo, i dënuar me 15 vjet burg për vrasje, jetonte në Stamboll me identitet të falsifikuar dhe u arrestua të dielën në Stamboll 

STAMBOLL- Një 43 vjecar i shpallur në kërkim nga interpol Tirana është vënë në pranga të dielën në Stamboll. Interpoli kishte shpallur në kërkim prej 8 vitesh Engjell Zeqon, 43 vjec pasi akuzohet vrasje dhe është dënuar me 15 vjet burg. Sipas policisë turke Zeqo jetonte në Turqi me emër të falsifikuar të identifikuar si “Durim Myrtaj”. Pas përfundimit të procedurave Zeqo do ti dorëzohet autoriteteve të policisë shqiptare.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›