E Diel, 1 Nëntor 2026

Rishfaqet opozita e falsifikimeve, paraqet një shkresë inekzistente

Aldo Bumçi hedh poshtë akuzat e opozitës, për një firmë të pretenduar në një shkresë të 13 marsit, duke konfirmuar se dokumenti i paraqitur ishte i falsifikuar nga opozita Zëdhënësi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, ka reaguar ditën e djeshme ndaj akuzave të dy deputetëve të opozitës Taulant Balla dhe Erjon Braçe, të cilët pretendojnë se ai është nën hetim për një shkresë zyrtare drejtuar të supozuar sipas deputetëve të PS-së, se i është drejtuar Shkëlzen Berishës. Këto akuza të pabaza të opozitës erdhën menjëherë pasi deputeti Bumçi, gjatë fjalës së tij në foltoren e parlamentit, deklaroi se opozita nuk ka sjellë asnjë debat pasi nuk ka alternativa për reforma. Gjatë daljes së djeshme para gazetarëve Bumçi hodhi tërësisht poshtë këto akuza duke renditur një sërë faktesh që vërtetojnë krejt të kundërtën e asaj ç’ka pretendon opozita. “Në lidhje me mashtrimin e radhës të opozitës deklaroi me të gjithë përgjegjësinë politike dhe morale se gjatë kohës që kam shërbyer në Ministrinë e Drejtësisë , shkresat e lëshuara në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë i janë drejtuar vetëm institucioneve shtetërore dhe në asnjë rast, e përsëris, në asnjë rast personave privatë. Deklaroj dhe njëherë me përgjegjësi se as vetë personalisht dhe as nëpërmjet një vartësi nuk kam dërguar një shkresë drejtuar zotit Shkëlzen Berisha. Dokumenti i pretenduar nga opozita, se një shkresë është lëshuar nga unë në drejtim të zotit Shkëlzen Berisha , është kryekëout e falsifikuar”, deklaroi Bumçi Më pas ish-ministri i Drejtësisë, dhe deputeti i PD-së, Aldo Bumçi renditi faktet që provojnë falsifikimin e shkresë së pretenduar nga Taulant Balla dhe Erion Braçe, dy deputetët e PS-së. “Çdo shkrim me dokumentin e pretenduar është i falsifikuar dhe nuk është i Ministrisë së Drejtësisë. Gjë që vërtetohet shumë thjesht nga verifikimi i kaligrafisë; Shkrimi im si ish-ministër i drejtësisë gjendet në qindra dokumente; Në arshivën e Ministrisë së Drejtësisë nuk gjendet asnjë dokument origjinal që të përmbajë shënimin në fjalë; Përgjigja zyrtare e Ministrisë së Drejtësisë dërguar Ministrisë së Mbrojtjes mban datën 9 mars 2007 në të cilën nuk ka asnjë shënim. Shënimi ekziston në një shkresë dërguar me faks në datën 13 mars 2007, pra 4 ditë më vonë nga dërgimi i përgjigjes zyrtare . Shkresa e dërguar nga Ministria e Drejtësisë kishte 4 ditë që qëndronte në Ministrinë e Mbrojtjes dhe si mendim ligjor është informacion publik. Deklaroi dhe njëherë me përgjegjësi se as vetë personalisht dhe as nëpërmjet një vartësi nuk kam dërguar ose ri-dërguar një shkresë drejtuar zotit Shkëlzen Berisha; Dhe një fëmijë e kupton që, nëse unë si ish-Ministër Drejtësie dhe zoti Shkëlzen Berisha do të kishim interes të komunikonim për këtë çështje nuk do ta bënim këtë nëpërmjet një faksi por do t`u takonim. Për më tepër kur përgjigja që përmban shkresa e Ministrisë së Drejtësisë ishte shumë e shkurtër, ‘parimisht shprehemi dakord’. Po e përsëris nëse do të kishim interes këtë përgjigje mund ta komunikoja në shumë forma të tjera”, renditi Bumçi argumentet që provojnë falsifikimin e shkresë së pretenduar nga dy deputetët e PS-së. Këtë tentativë për falsifikim, Bumçi e lidhi me manipulimin që deputetët e PS-së, duan ti bëjnë hetimeve dhe zbardhjes së ngjarjes së Gërdecit. “Kjo është një dëshmi flagrante e interesit të atyre që kanë bërë këtë falsifikim për të manipuluar hetimin e kësaj çështjeje. Në një kohë kur çdo shqiptar pret të zbardhet tragjedia e Gërdecit, duket qartë, faktohet se nuk është hetimi dhe zbardhja e së vërtetës, por është manipulimi politik qëllimi i tyre” përfundoi deklaratën e tij deputeti i PD-së, Aldo Bumçi. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›