E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, nipi godet me sopatë xhaxhanë për kullotën

Polcia arreston nipin 43 vjecar i cili goditi me sëpatë xhaxhain e tij 72 vjecar. Ngjarja ndodhi mbrëmë në fshatin Sboq të Korcës, për motive banale. Vetëm pak ditë më parë një tjetër krim me sëpatë u shënua në rrethin e Korcës. 

KORCE- Nipi godet xhaxhain 72 vjecar me sëpatë për kullotë. Ngjarja është shënuar mbrëmjen e së dielës në fshatin Sboq të qytetit të Korcës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje me motive banale mes Andon Ganollarit, 43 vjec dhe xhaxhait të moshuar. 

Në grindje e sipër 43 vjecari ka goditur me sëpatë në trup xhaxhain 72 vjecar duke i shkaktuar atij plagë. Menjëherë familjarët që janë gjendur aty pranë kanë dërguar të moshuarin në spital, ku mjekët thonë se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia arrestoi autorin Ganollari i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. Vetëm pak ditë më parë një tjetër ngjarje u shënua në rrethin e Korcës. 38 vjecari Shkëlzen Duci nga fshati Voskop goditi me sëpatë në kokë kushëririn e tij duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

(s.g/NEWS24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›