E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon rruga Qafë Plloç-Dardhas

Kryeministri Sali Berisha inauguroi dje përfundimin e punimeve të rrugës Qafë Plloç-Dardhas, një investim i buxhetit të shtetit me vlerë 51 milionë lekë. Kjo rrugë ka një gjatësi rreth 8 kilometra dhe lidh zonën e Dardhasit me aksin rrugor kombëtar. Berisha vuri në dukje rëndësinë e kësaj rruge për zhvillimin e zonës dhe shfrytëzoi rastin për të siguruar banorët e zonës se po punohet me shpejtësi edhe për projektin e rrugës që lidh Qafë-Plloçin me Qukësin. “Kjo autostradë, e cila ishte parashikuar të kalonte Qafë Plloç–Qafë Thanë, do të kalojë në trajektoren Qafë Plloç–Qukës. Në këtë mënyrë shkurtohet ndjeshëm distanca e këtyre zonave edhe me Tiranën, ndërkohë që rruga kalon në një terren shumë më të zbutur”, - u shpreh Kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›