E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Bibla” e veshjeve të një femre me stil



Një libërth konsiderohet i mrekullueshëm, një udhëzues i vërtetë i stilit: “The little black book of style” një udhëzues për festat e kryesisht për vitin e ri. Ky ibër është konsiderohet si kundërpërgjigje e botimit të shumëpërfolur të Ruben Toledo, i cili tashmë i ngjason një dorëshkrimi të vjetëruar e pa ngjyrë. Autorja e saj, Nina Garcia një nga ekspertet e modës dhe të stilit, me humor shprehet se tashmë asnjë gjë nuk mbetet mister për t’u zbuluar nga një femër, mjafton të ndiqen hap pas hapi të gjitha këshillat. Që në kopertinën e këtij libri, çdokush do të mendonte se bëhet fjalë për diçka të ndryshme nga ato që jemi mësuar të shohim. Siç nuk mund të mungojë një fustan i zi në gardërobën e një femre, ashtu nuk mund të mungojë ky libër në bibliotekën personale të femrave që pretendojnë se kanë stil të veçantë. “Një palë xhinse dhe një këmishë e bardhë mund të jenë veshja më e mrekullueshme që mund të ekzistojë. Varet se si vishen ato,- shkruan autorja që kërkon të arrijë perfektin. “Ky libër do t’ju ndryshojë jetën. Ju duket pak e ekzagjeruar? Mbase po, e pranoj. Por me siguri do t’u ndryshojë garderobën, mënyrën tuaj të sjelljes dhe kjo nuk është pak”. Ajo që ka shumë rëndësi sipas autores është siguria në vetvete. Koncept i paqartë? Mbase, por në këtë rast është thelbësor. “Një femër e sigurt në vetvete, e do veten e saj nga koka deri te këmbët. Jeni perfekte? Mendoni si të tilla. Kujdesuni për thonjtë tuaj dhe mbajini flokët në rregull, bëni një banjë të gjatë dhe më pas hidhni parfum të shtrenjtë. Bëni çdo gjë që do t’u jepte kënaqësinë të ndiheshit e lumtur dhe e bukur. Duhet ta llastoni veten, sepse në të kundërt nuk do ta bëjë askush tjetër. Keni bërë një llogari të thjeshtë të kartës suaj të kreditit? Nina Garcia e ka një zgjidhje edhe për këtë problem. Fjalët e saj janë muzikë për veshët tuaj dhe një balsam për ndjesitë tuaja të fajit. Kjo sepse moda nuk është “vetëm” modë, ashtu siç përpiqen t’ju bindin meshkujt. Të shohësh diçka dhe të kesh dëshirë ta bësh tënden duke e blerë është si të biesh në dashuri që në takimin e parë. Nuk është e domosdoshme të jesh tepër e bukur për të qenë të lakmueshme për meshkujt dhe magjepsëse. “Nëse je në shëndet të plotë, në formë të mirë dhe vishesh me rregull, në të njëjtën kohë je edhe tërheqëse”,- thotë autorja.

Ja cilat janë 10 rekomandimet e një femre me stil
Një femër me stil blen vetëm ato gjëra që i pëlqejnë dhe që ndihet mirë me to, di të jetë rehat edhe në veshjet më të thjeshta, e transformon shopingun në një eksperiencë të mrekullueshme, e di sa të rëndësishme janë këpucët, vlerëson mbajtjen e aksesorëve, i beson vetes për të bërë modifikime në rrobat që tashmë ka, nuk është viktimë e modës, e di që nuk është e domosdoshme të shpenzojë miliona për t’u dukur shik, di të jetë jo perfekte...

Por për të qenë në formë të mirë nuk mjaftojnë vetëm këto. Duhen kaluar disa prova, si të hedhësh tutje rrobat e viteve me radhë që mbani në raft dhe të blini një gjë të vetme që kushton, por që vërtet ia vlen. Duhet të evitoni keqkuptimet: askush nuk mund të veshë një minifund me një palë këpuvë me taka të larta, pa rrezikuar të ngjasojë me një prostitutë. Duhet ditur se cila është pamja që ju përshtatet më shumë: aksesorët nuk tradhtojnë kurrë. Ata janë besnikë të një stili të mrekullueshëm që bën diferencën. E kush nuk do ta kishte zili stilin e divave të muzikës si Pati Smith dhe Madona. Ia vlen t’i kaloni gjithë këto prova dhe shumë të tjera. Sepse me një fustan të zi, me një këmishë të bardhë, një palë xhinsa të përshtatshme, një çantë të zbukuruar me diamante (mund të jenë edhe false) mund të shkohet deri në fund të botës. Dhe femrat e dinë këtë.

5 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›