Studimi, meshkujt janë të parashikueshëm
Agresivë ose të qetë, meshkujt janë të parashikueshëm. Në dalim nga gjinia tjetër, ata i vënë në pah karakteristikat e karakterit të tyre dhe u përmbahen me përpikmëri, duke i bërë në sytë e femrave të besueshëm dhe interesantë. Pavarësisht faktit nëse janë të zhurmshëm ose të qetë, meshkujt më herët pranojnë karakteristikat e tyre të personalitetit dhe iu përmbahen atyre.
Gjetja e partneres
Edhe pse janë të parashikueshëm, meshkujt kjo veti e tyre i ndihmon për të gjetur partnere. Ekspertët pranojnë se ndërsa femrat nuk janë aq të qëndrueshme dhe janë të prirura për të ndryshuar, në fakt ato përshtaten varësisht nga rrethanat. Hulumtimi i realizuar nga Universiteti “Exeter”, tregon se meshkujt kanë sjellje të parashikueshme në rrethana të ndryshme, ndërsa femrat e kuptojnë dhe e vlerësojnë këtë cilësi të gjinisë së kundërt.
Evolucioni
Shkencëtarët thonë se kjo sjellje e meshkujve është rezultat i evolucionit që ndodh në bazën e seleksionimit gjinor. Meshkujt kanë evoluuar në bazë të garës ndërmjet tyre për të fituar simpatinë e femrës dhe kjo i ka bërë ata të jenë më të përgjegjshëm dhe bindës. Nëse një mashkull do të thotë gjera të ndryshme në një periudhë të shkurtër kohe, atëherë ai nuk do të merrej seriozisht nga asnjë femër.
Veprimet
Femrave iu pëlqen t’i parashikojnë veprimet e meshkujve, sepse kjo i ndihmon në vendosjen e lidhjeve afatgjate të mbushura me besim dhe qëndrueshmëri. Kjo që kërkohet nuk është sjellja tipike e çdo mashkulli. Nëse një mashkull përkushtohet ndaj një femre, atëherë ai dëshiron t’ju bëjë të tijën. E ndërsa, në imagjinatën e femrave, trillohen lloj-lloj historish romantike, ai ka të tjera mendime në kokë: në çdo moment pyet veten se si do të jeni ju në shtrat. Dhe mos kujtoni, se pasi ju keni fjetur me të, quheni zyrtarisht të lidhur. E vetmja lidhje që ka ekzistuar, ka qenë ajo e organeve tuaja gjenitale.
Zhgënjimi
Do të ishte fatale për një mashkull, që partnerja e tij të vërë në dyshim atë me të cilën ai krenohet: karakterin e fortë prej mashkulli. Kur një femër nuk bindet me veprimet e mashkullit të saj, ajo thotë gjëra nga më të ndryshmet, deri edhe ofendime të cilat nuk do të harrohen kurrë prej tij. Si duhet vepruar në këtë rast? Duhen parë të gjitha veprimet dhe çdo fjalë duhet të jetë e sigurt se është e vërtetë kur thuhet. Akoma më keq do të ndiheni, nëse kërkoni që ai të mbetet tipi romantik i fillimit edhe në krevat. Kini parasysh, se atë e sillni në qejf vetëm ju. Prandaj, duhet t’i hysh vetë kësaj pune. Me një puthje romantike, delikate dhe e ëmbël mashkulli juaj do të bëhej më i arsyeshëm se kurrë. Përpiquni që ai të jetë besnik jo vetëm me fjalë por edhe me veprime.
Seksi
Meshkujt janë të ndryshëm nga femrat. Seksi për shumë femra, do të thotë një lidhje dhe bashkim shpirtëror më i madh me partnerin. Për meshkujt, seksi është një çështje biologjike. Prandaj, është e kotë, që të bindni partnerin tuaj që të ndjejë të njëjtën lidhje shpirtërore si ju. Nuk është keq për disa çaste të rrini në krahët e njëri-tjetrit. Por, qëndrimi për një kohë të gjatë në këtë pozicion, është vërtet i parehatshëm dhe të dy keni për të bërë një gjumë të keq. Atëherë, binduni se gjumi ka rëndësinë e vet, e sa më rehat ta bëni, aq më më mirë do të jetë për të dy. Sigurisht femrat, dëshirojnë që i dashuri i tyre, t’i mbushë me trëndafila në çdo takim. Ndonjëherë, kjo është diçka e bukur, madje meshkujt e bëjnë me dëshirë. Por, ndonjëherë, ama. Sepse, t’i kërkoni partnerit tuaj, që t’ju vijë në takim gjithmonë me një buqetë lulesh, është njësoj sikur ai t’ju kërkonte, të visheshit dhe silleshit gjithmonë si pornostar. Nëse, ju nuk e bëni dot gjithmonë pornostarin, mos prisni që ai t’ju sjellë gjithmonë lule.
5 Dhjetor 2009