E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, reagon ndaj padisë së Prefektit të Tiranës



Bashkia e Tiranës ka reaguar kundër deklaratave të Prefektit të Tiranës, në lidhje me shkarkimin e Kryeinspektorit të Policisë Bashkiake, për të cilën Prefekti ka ngritur padi. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë është zhvilluar seanca e parë gjyqësore në lidhje me këtë konflikt, ku Bashkia e Tiranës ka pretenduar moslegjitimimin e Prefektit për ngritjen e kësaj padie. “Në lidhje me shkarkimin dhe emërimin e Kryeinspektorit të Policisë Bashkiake të Bashkisë Tiranë, bëjmë me dije se: Prefekti gabon, pasi sipas nenit 3 të ligjit nr. 8224, datë 15.05.1998 për “Organizimin dhe funksionimin e policisë së bashkisë dhe komunës, nuk ka në kompetencë emërimin dhe shkarkimin e Kryeinspektorit të Policisë Bashkiake, por ka të drejtë të bëjë emërimin dhe shkarkimin e Kryeinspektorit të Rrethit. Tashmë çështja i ka kaluar për zgjidhje juridiksionit gjyqësor dhe sot në datë 4 dhjetor 2009, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë është zhvilluar seanca e parë gjyqësore në lidhje me këtë konflikt, ku Bashkia e Tiranës ka pretenduar moslegjitimimin e Prefektit për ngritjen e kësaj padie (në referim të nenit 14/2/a dhe nenit 15 të ligjit nr. 8927, datë 25.07.2002 për “Prefektin” etj”,- theksohet në deklaratën e Bashkisë së Tiranës.

5 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›