Biblioteka Kombëtare, Shërbim i paralizuar për lexuesit

Gjendja në të cilën ndodhet sot ky institucion publik, i cili ruan dhe kulturën kombëtare lë shumë për të dëshiruar
Biblioteka Kombëtare është i vetmi institucion shtetëror, i cili duhet të plotësojë kërkesat e lexuesit shqiptar me libra të ndryshëm, për të cilët ata kanë nevojë, por në të njëjtën kohë sot ky institucion nuk i plotëson këto kërkesa. Dhe këtë mund ta verifikosh lehtë kur shkon një ditë në Bibliotekën Kombëtare dhe kërkon një libër. Edhe pse mund të paguash për tu bërë anëtar i rregullt i saj, sërish nuk arrin të marrësh atë që dëshiron. Nga shumë lexues pohohet se shumë libra, të cilët janë botime të fundit nuk gjenden në këtë institucion. Megjithëse pjesa më madhe e tyre kanë shpresuar se mund të plotësojnë kërkesat e tyre me këto botime në Bibliotekën Kombëtare, aty nuk mund të gjendet ajo që një lexues kërkon. Dhe kalvari i përpjekjeve për të marrë një libër në këtë institucion vazhdon akoma. Gjatë procesit të marrjes së një apo disa titujve libri (deri në tre tituj lejohen kur je anëtar i rregullt biblioteka) vonesa e theksuar karakterizon këtë proces. Për të marrë një libër që ti dëshiron mund të presësh edhe një orë, jo rrallë edhe duke e kaluar këtë interval të gjatë kohe. Gjendja në të cilën ndodhet sot ky institucion publik, i cili mbi të gjitha ruan dhe kulturën kombëtare lë shumë për të dëshiruar. Ka vite që është folur për një rikonstruksion të kësaj biblioteke, por ai po zhvillohet me ritme shumë të ngadalta duke u bërë pengesë edhe për lexuesit, që këtë vend e shohin si një mundësi për të plotësuar kërkesat e tyre me tituj librash, por kjo e fundit akoma nuk plotësohet ashtu si lexuesit kërkojnë. Ndërkohë që është gati e pamundur që të takosh drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, në mënyrë për të marrë një shpjegim mbi këtë gjendje të këtij institucioni. Megjithëse problemet e Bibliotekës Kombëtare janë bërë të ditura herë pas here në media, ai nuk është prononcuar mbi këtë gjendje të institucionit. Por ajo që shqetëson më shumë godinën më të pasur shpirtërore, shkencore dhe historike të vendit është hapësira. Megjithëse u fol se shumë shpejt Biblioteka Kombëtare në kryeqytet do të ketë një sallë të re për lexuesit me kushte më komode dhe mjedise bashkëkohore, ajo akoma nuk ka përfunduar. Tashmë punimet kanë nisur por ato do të vazhdojnë për disa javë me radhë. Punimet që po kryhen në këtë institucion bëjnë që kati i parë i Bibliotekës nuk do të jetë funksional për publikun deri në fund të punës restauruese. Ndërkaq, puna e filluar në sallën e madhe të kësaj biblioteke ka bërë që të ndërpriten leximet në sallë dhe aktivitetet e planifikuara për tu zhvilluar këto kohë në këtë institucion. Ndërkohë që vetë lexuesit mes problemeve të shumta në këtë institucion, ku ata theksojnë mungesën e shumë titujve të botimeve më të fundit tregojnë se hasin dhe vështirësi të tjera. Që në kontaktin e parë hasim vështirësi me bibliotekaren sepse duhet të pres radhë të gjatë për të hapur një kartelë dhe kur e hap dhe jam bërë anëtare e rregullt e Bibliotekës, e shoh që çdo gjë ka qenë e kotë. Unë atë titull libri që dua nuk e gjej nëse ai është botimi fundit apo në shumë raste edhe botime të tjera jo të gjitha gjenden. Më vej keq për këtë sepse është i vetmi vend ku mendojmë se mund të mbarojmë punë me tituj librash që na duhen, por ama kur vjen këtu pëson një zhgënjim. Më duket se ky institucion ndodhet në një gjendje të mjeruar, e cila ndikon dhe ndaj kërkesave tona , tregon Elona Çela studente në degën Gjuhë-Letërsi. Nëse sot në këtë institucion shërbimi për lexuesit nuk plotëson kërkesat e tyre, në shumë biblioteka të vendeve të ndryshme fondet e librave janë të hapura. Ku nëse ti do të marrësh një libër mund të shkosh vetë në rafte dhe ta gjesh botimin që kërkon,ndërsa në Bibliotekën Kombëtare për të marrë një libër do të kalosh një kalvar mundimesh. Edhe pse sot ky institucion është më i madhi dhe i vetmi që mund të plotësojë kërkesat e lexuesve, gjendja në të cilën ndodhet sot lë shumë për të dëshiruar. Hapësira që ka sot Biblioteka Kombëtare dhe mungesa e titujve kërkojnë një ndryshim në këtë institucion, i cili duhet të jetë në funksion të lexuesit.
Last Updated on Friday, 24 April 2009 13:26