Forumi rinor i PD takohet me studentët e Bujqësorit
Forumi Rinor i Partisë Demokratike, përmes kryetarit të tij Gerti Bogdani, ka organizuar nja takim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Në këtë takim, Bogdani ai u ka bërë thirrje studentëve për aplikimin për kartat e identitetit. Shpesh thuhet që rinia është e ardhmja, por rinia është edhe e tashmja, ndaj idetë, projektet dhe energjitë tuaja janë te mirëpritura në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, që ka hapur dyert për të rinjtë.
Ndaj edhe debati mbi mjedisin dhe mbrojtjen e tij është shumë i rëndësishëm dhe kush më mirë se studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës mund të japin kontributin e tyre në këtë temë, ka theksuar Bogdani. Ndër të tjera, Bogdani ka theksuar se do të organizojë takime të tjera në kampuset universitare për çështje specifike që kanë lidhje me edukimin e profilin e studentëve, si dhe për një rritje cilësore të përfaqësimit të të rinjve dhe ideve të tyre në politikë e politika. Në takimin midis të rinjve demokratik dhe studentëve, nën siglën Mbro mjedisin/ Jeto Shëndetshëm debati u orientua si nga problematika ekzistuese, ashtu edhe nga alternativa për zgjidhje. Disa nga temat që u diskutuan në këtë debat ishin; politika decentralizimi për mjedisin, ulja e taksës së gjelbër si një politikë e djathtë, pjesëmarrja dhe aktivizimi i grupeve të ndjeshme si studentët e mjedisit, ndërgjegjësim qytetar, menaxhim më efektiv i të ardhurave publike në drejtim të shërbimeve mjedisore, si dhe politika dhe investime serioze për mjedisin për të rritur ofertën e tregut të punës për studentë që profilizohen në inxhinieri mjedisore. Takimi i të rinjve demokratikë u ka dhënë mundësi studentëve të Universitetit Bujqësor për të qenë pjesë e një debati më të gjerë, të cilët përbëjnë një potencial të jashtëzakonshëm në zhvillimin e qëndrueshëm mjedisor në Shqipëri.