E Diel, 1 Nëntor 2026

Sa u paguan gjyqtarët e Vlorës nga Bollano, që e dhanë vendimin pesë ditë para ardhjes së Karamanlis

Nga Kastriot Myftaraj
Tre gjyqtarët e trupit gjykues të Gjykatës së Vlorës që gjykonte çështjen Bollano u vunë në shërbim të agjendës së kryeministrit grek Karamanlis, duke e dhënë vendimin e dënimit të Vasil Bollanos, pesë ditë para se Karamanlis të vizitojë Shqipërinë. Kështu, vendimi është shndërruar në një dhuratë që i bëjnë tre gjykatësit e Vlorës agjendës së kryeministrit grek, duke e nxjerrë çështjen Bollano në krye të agjendës së kryeministrit grek. Këtë donte edhe Bollano, i cili tashmë do të shkojë në takimin me kryeministrin grek, si një hero i helenizmit. Gjatë vizitës së kryeministrit grek në Shqipëri (ai do të shkojë edhe në zonën e minoritetit grek) do të ketë një mbulim të madh të medias greke, pa përjashtuar edhe mediat e mëdha perëndimore, të cilat do të kujdesen grekët që t i sjellin në Shqipëri. Tashmë, pas vendimit të gjykatës së Vlorës, çështja Bollano, do të jetë gjëja kryesore për të cilën do të interesohen ta pyesin kryeministrin grek dhe shtetarët shqiptarë me të cilët do të takohet ai, mediat greke, por edhe ato të huaja jogreke.
Sigurisht që shtetarët shqiptarë, kryeministri Berisha, presidenti Topi etj., nuk do të mungojnë të distancohen nga vendimi i gjykatës, duke u shprehur edhe kundër tij, për të qenë politikisht korrekt. Kjo nuk ndryshon gjë. Ajo që i duhet Athinës është që me këtë rast bota të shikojë se Himara banohet nga grekë, të cilëve shteti shqiptar u mohon të drejtat dhe i shtyp, me Vasil Bollanon si simbol të minoritarit grek të shtypur në Shqipëri. Nuk ka rëndësi nëse vendimi i trupit gjykues të Vlorës do të ndryshohet në shkallët e tjera të gjykimit, gjë që është e sigurt. Ajo që ka rëndësi është se tashmë Greqia e arriti atë që donte, që Bollano të dënohej në prag të vizitës së Karamanlis. Fakti që vendimi i gjyqtarëve të Vlorës do të rrëzohet në shkallët e tjera të gjyqësorit, gjë të cilën tre gjyqtarët e dijnë, e bën edhe më të neveritshme farsën e tyre.
Nuk është e rastit që pasi në 2007 filloi konflikti për tabelat mes Bollanos dhe autoriteteve shqiptare, Vasil Bollano, në shkurt 2008, u zgjodh kryetar i përkohshëm i Omonia, organizatës së minoritetit grek në Shqipëri. Gjatë vizitës që zëvendësministri i jashtëm grek, Theodoros Kasimis bëri në Shqipëri, në janar të këtij viti, për të marrë pjesë në përvjetorin e krijimit të Omonias, ai u mburr me atë që e quajti Omonian e re, me në krye Bollanon, duke lënë të kuptohet se kjo ishte  e reja që solli qeveria e djathtë greke në organizimin e minoritetit grek në Shqipëri.
Tre gjyqtarë,kur kanë të bëjnë me një çështje delikate si çështja Bollano duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat që i sjell vendit dhe interesit nacional. Këta gjyqtarë nuk mund të justifikohen me atë se ata shohin vetëm ligjin dhe nuk merren aspektet e tjera të çështjes. Nëse gjykata është një pushtet i pavarur, ajo është megjithatë pjesë e shtetit, dhe çdo nëpunës i shtetit duhet ta ketë të qartë se ekziston një ligj suprem, i pashkruar, i cili quhet raison d etat (arsye shtetërore). Raison d etat në çështjen Bollano e donte që së paku vendimi të jepej pasi të ishte larguar Karamalis nga Shqipëria. Aq shumë herë sa ishte shtyrë ky gjyq, nuk u bë gjë sikur të ishte shtyrë dhe një herë. Vizita e kryeministrit grek në Shqipëri ishte tashmë një gjë e bërë publike dhe e njohur, jo vetëm në datën kur u dha vendimi, por edhe në datën kur u caktua seanca e fundit e gjyqit.
Unë nuk besoj se tre gjyqtarët nuk qenë të vetëdijshëm për implikimet dhe dëmin që sillte vendimi i tyre në datën kur u dha. Aq absurde është mënyra se si kanë vepruar ata, saqë unë nuk mund të mos besoj se ata janë paguar që ta japin vendimin atëherë kur e dhanë. Sjellja e tre gjyqtarëve të trupit gjykues që gjykoi Bollanon tregon edhe një herë se ç dëme mund t i shkaktojnë vendit gjykata të pavarura, në të cilat ka gjyqtarë të papërgjegjshëm. Kush e mban tash përgjegjësinë për atë që ndodhi dhe për pasojat që do të ketë gjatë vizitës së Karamanlis, apo palaçoja diplomatic i Portokallisë, ambasadori amerikan Withers, i cili nuk ka hezituar të marrë pjesë dhe në konferencat gjyqësore dhe të flasë për pavarësinë e gjykatave? Aq shumë janë paralizuar shtetarët shqiptarë nga presioni i diplomatëve të huaj që të mos cënojnë pavarësinë e gjykatave, saqë edhe pse pati dy javë kohë që nga dita kur u caktua seanca gjyqësore për dhënien e vendimit në çështjen Bollano, askush nuk guxoi të bënte diçka për të shtyrë edhe një herë gjyqin, që është shtyrë aq shumë herë deri më sot.
Por, gjithsesi, kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidenti Topi, mund t i kishte thirrur tre gjyqtarët e Vlorës dhe të bënte me ta një bisedë mes njerëzish me sensin e raison d etat, dhe t u thoshte implikimet që ka dhënia e vendimit para vizitës së kryeministrit grek. Presidenti Topi i ka marrëdhënie shumë të mira me ambasadorin Ëithers dhe sigurisht që nuk do të qortohej se po cënon pavarësinë e gjyqtarëve, nëse ambasadori mësonte se Presidenti e kishte bërë këtë gjë. Madje duhet të kishte qenë ambasadori amerikan ai që duhet ta kishte nxitur Presidentin Topi që ta bënte këtë gjë.
Edhe sjellja e prokurorisë në çështjen Bollano është jo më pak e dyshimtë se sjellja e gjykatës. Është evidente se Bollano u zgjodh kryetar i Omonia në shkurt 2008 për shkak se prokuroria kishte filluar hetimet ndaj tij, për çështjen e tabelave. Me zgjedhjen e Bollanos në krye të Omonia, u bë e qartë se Greqia donte që Bollano të merrej i pandehur nga prokuroria shqiptare dhe të çohej në gjykatë e të dënohej për çështjen e tabelave. Pra, zgjedhja e Bollanos në krye të Omonias ishte një shenjë se Greqia tashmë po vinte bast gjithçka mbi Bollanon, në lojën e saj etnike në Shqipëri. Në këtë moment, Prokuroria, me sensin e raison d etat, duhet ta kishte kuptuar se loja kishte ndryshuar. Prokuroria, pas zgjedhjes së Bollanos në krye të Omonias, mori vendimin për ta çuar Bollanon si të pandehur në gjykatë. E pra, prokuroria e kishte zvarritur deri atëherë këtë çështje, e cila sipas mënyrës në të cilën e trajtoi prokuroria dukej tepër e qartë dhe e thjeshtë. A nuk të shtyn kjo të besosh se prokuroria, duke mos vepruar në këtë çështje sipas raison d etat shqiptar, ka vepruar megjithatë sipas raison d etat grek? Përgjegjësia e prokurorisë është edhe më e madhe se e gjykatës në këtë rast, se prokuroria është organ i centralizuar.
Pas zgjedhjes së Bollanos në krye të Omonias, Prokuroria e Vlorës, e instruktuar nga Prokuroria e Përgjithshme, fare mirë mund ta kishte vazhduar çështjen e tabelave, duke dënuar ata policë bashkiakë që kishin zbatuar një urdhër absolutisht të paligjshëm. Se urdhri që u dha Bollano ishte nul, siç ishte edhe vendimi i këshillit bashkiak të Himarës, ku mbështetej urdhri, pasi ishte jashtë i pabazuar në ligj dhe jashtë kompetencave e juridiksionit të pushtetit vendor. Kështu, edhe do të ishte arritur që dikush të dënohej seriozisht për këtë vepër penale (se ata që zbatuan urdhrin e Bollanos mund edhe të burgoseshin), edhe çështja nuk e kapërcente masën në implikime politike dhe ndërkombëtare. A e ka sensin e raison d etat Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama. Kjo çështje tregoi se nuk e ka. Por nuk e ka as Presidenti Topi, i cili me Kushtetutë ka të drejtë që t u kërkojë titullarëve të institucioneve të dhëna për çështje që kanë të bëjnë me ushtrimin e detyrës së tij. Dhe kjo çështja Bollano sigurisht që kishte implikime që kishin të bënin me ushtrimin e detyrës së kryetarit të shtetit. Prandaj Presidenti Topi mund t i kishte kërkuar Prokurores së Përgjithshme të dhëna për këtë çështje, madje të shkonte deri atje sa ta instruktonte për mënyrën se si duhej trajtuar kjo çështje delikate, në një bisedë të llojit të raison d etat. Kështu ndodh në të gjitha shtetet serioze në raste të ngjashme. Prokuroria e Vlorës dhe Prokuroria e Përgjithshme, duke mos vepruar në çështjen Bollano sipas raison d etat shqiptar, veproi praktikisht sipas raison d etat grek.
Gjyqtarët dhe prokurori i çështjes Bollano, me mënyrën si vepruan, nuk kanë për ta pësuar si i ndjeri ish-prefekti i Vlorës, Xhevahir Rexhepi, i cili pasi u konfliktua ashpër

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›