E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret z.Ad Melkert, Nёnsekretar i Pёrgjithshёm i OKB dhe Administrator i PNUD

-           Nёnsekretari i Pёrgjithshёm i OKB theksoi se në projekte, Shqipëria me arritjet e saj do të jetë një shembull, përmes eksperiencës dhe këshillimit, edhe për vende të tjera.

Kryeministri Berisha priti sot në një takim të përzemërt zotin Ad Melkert, Nёnsekretar i Pёrgjithshёm i OKB dhe Administrator nё detyrë i Programit tё Kombeve tё Bashkuara pёr Zhvillim (PNUD), i cili do tё marrë pjesë nё takimin vjetor tё Pёrfaqёsuesve rezidentё tё PNUD-it nga rajoni i Evropёs dhe Bashkёsisё sё Shteteve tё Pavarura, takim qё kёtё vit do tё mbahet nё Tiranë.

Në takim merrnin pjesë edhe Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Tiranë, zonja Gulden Turcoz-Cosslett, Drejtoresha Rajonale e PNUD, zonja Kori Udovici etj.

Kryeminstri Berisha shprehu falënderime të thella dhe mirënjohjen për PNUD-in, si një pjesë shumë e rëndësishme në realizimin e pikësynimeve të qeverisë shqiptarë për të ndryshuar dhe modernizuar vendin.

Lidhur me arritjet e qeverisë në reformat e ndërmarra, Kryeministri veçoi luftën me vendosmëri kundër krimit dhe korrupsionit si dhe në prioritetin që ka për qeverinë klima e favorshme për biznesin.

Zoti Melkert, duke falënderuar Kryeministrin për takimin, u shpreh i impresionuar nga zhvillimet dhe arritjet e Shqipërisë në këto vitet e fundit, duke i shprehur Kryeministrit falënderimin për bashkëpunimin e shkëlqyer me PNUD-in dhe për efikasitetin në zbatimin e projekteve nga institucionet shqiptare, si dhe duke shprehur vlerësim tejet pozitiv për menaxhimin e tyre nga qeveria shqiptare.

Kryeministri u ndal në ecurinë e projekteve më kryesore në bashkëpunim me PNUD-in, si programi One UN, projekti  Brain Gain, projekti E-Scools, Projekti Extra-Legality dhe Eco-Turizëm dhe Turizmin Kulturor, projekte për të cilat Kryeministri kërkoi vazhdimin e bashkëpunimit me PNUD, duke qenë se ato janë ato prioritare për qeverinë.

Kryeministri Berisha kërkoi nga përfaqësuesit e PNUD një mbështetje të mëtejshme në reformën në arsim në aspektin e zgjerimit dhe forcimit të sektorit privat, në të gjitha ciklet e arsimit.

Zoti Ad Melkert shprehu gadishmërinë e PNUD për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë shqiptare, nisur edhe nga rezultatet e arritura dhe ecurinë e këtyre projekteve. Më tej zoti Ad Melkert theksoi se në këto projekte, Shqipëria me arritjet e saj do të jetë një shembull, përmes eksperiencës dhe këshillimit, edhe për vende të tjera.

Kryeministri u shpreh se programi i PNUD-it në Shqipëri ka qenë një ndihmë e rëndësishme dhe e vyer të fokusuar në projekte jetike për një komb me kaq shumë të rinj si Shqipëria, projekte këto të suksesshme dhe që u arritën vetëm falë eksperiencës dhe mbështetjes së PNUD-it.

Gjtihashtu kryeministri shprehu gadishmërinë e qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar edhe në projekte të tjera me rëndësi sociale si ato për popullsinë rome, ku kryeministri theksoi se do të ndërmerret çdo hap për të përmirësuar jetën e këtij komuniteti.

Zoti Melkert tha se PNUD uroi Kryeministrin Berisha edhe për antarësimin e ardhshëm në NATO të Shqipërisë, duke theksuar se këto projekte të suksesshme dhe stabiliteti i admirueshmëm ekonomik i vendit, janë dhe një shtytje për përmbushjen e standarteve dhe procesin e integrimit në BE


21/03/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›