E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biblioteka e shkollave në Vlorë pasuhte me libra të rinj

Bibliotekat e shkollave 9-vjeçare në rrethin e Vlorës janë pasuruar këtë vit shkollor me tituj të rinj librash pas fondit të konsiderueshëm, dhënë nga ministria e Arsimit dhe Shkencës. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit, Petro Kutulla, tha sot se, "me fondin prej 1.4 milionë lekë janë pasuruar me libra të rinj bibliotekat e mjaft shkollave, kryesisht  të zonave rurale, që kanë pasur mangësi, veçanërisht në literaturën artistike". Sipas Kutullës, fondet u orientuan në shkollat e komunave të Novoselës, Armenit, Llakatundit, Kotës, etj, pasi nxënësit përballeshin me mungesën e literaturës së rekomanduar  nga mësuesit sipas programeve mësimore. Me plotësimin e një pjese të fondit të librave, krijohet mundësia e vijimit të proçesit këtë vit shkollor. "Me pasurimin e programeve mësimore është bërë domosdoshmëri zgjerimi i literaturës në funksion të zhvillimit të mësimit jo vetëm në letërsi e histori, por dhe informatikë, që është përfshirë në programin e sistemit arsimor 9-veçar", u shpreh Kutulla. Këtë vit mësimor në 89 shkollat e sistemit 9-vjeçar në rrethin e Vlorës në klasat e para kanë hyrë më shumë se 4000 nxënës, prej të cilëve, 2200 në qytet, ku janë 35 shkolla të arsimit të mesëm dhe 9-vjeçar.  

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›