E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biblioteka ekspozon thesaret e gjuhës

 

Dorëshkrimet e para të shqipes së shkruar, që nga formula e pagëzimit, dorëshkrime arabo-persiane prej shek. XV, inkunabula romane, kodikë, vepra të Matrëngës, Budit, Bardhit, Bogdanit, etj., u ekspozuan dje në Bibliotekën Kombëtare. Me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit, BK nxori nga arkivat thesaret e veta, që lidhen me gjuhën. Ekspozitën e hapur mbrëmë, e vizitoi edhe kryeministri Sali Berisha. “Alfabeti i gjuhës shqipe së bashku me flamurin kombëtar përbëjnë dy dëshmitë më të mëdha për vokacionin perëndimor të kombit shqiptar”, u shpreh kryeministri, duke prerë në mënyrë simbolike shiritin e çeljes së kësaj ekspozite. “Ky është para së gjithash një moment mirënjohje e thellë ndaj atyre burrave mendjendritur, që vendosën të përzgjidhnin atë alfabet që ishte më shpirtëror për këtë gjuhë. Gjuha jonë është shkruar shekuj e shekuj më parë, është shkruar në alfabete të ndryshme, por ajo që të bën përshtypje dhe të mbush me një mirënjohje të thellë është se Kongresi i Manastirit përzgjodhi alfabetin latin”, tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›