“Foreign Policy”, mendimi politik shqip
Instituti Shqiptar i Medias, Klubi i Politikës së Jashtme dhe Forumi 2015 në Prishtinë, në bashkëpunim me Universitetin Evropian të Tiranës, botojnë në shqip revistën e njohur amerikane “Foreign Policy”. Tashmë ajo është e pranishme edhe në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj. Prezantimi i kësaj ndërmarrjeje të përbashkët u bë dje në Universitetin Europian të Tiranës.
Henri Çili, pedagog i UET-së tha se prezantimi në Shqipëri i edicionit shqip të revistës ka dhe një simbolikë tjetër përveç legjitimimit të debatit për çështjet e politikës së jashtme si çështje të debatit të brendshëm. Sipas Remzi Lanit, drejtorit të Institutit Shqiptar të Medias, shqipja është gjuha e 13-të, ku tani e tutje do të botohet kjo revistë. Ndërsa për Veton Surroin kjo revistë e fut gjuhën shqipe në rrjedhën e mendimit global për politikën e jashtme.