Bibliotekat shqiptare ne rrjetin nderkombetar
Ne epoken e internetit kerkohet qe edhe bibliotekat te mos jene me ato tradicionalet. Akademia e Shkencave ne bashkepunim me Shoqaten e Punonjesve te Bibliotekave te Shqiperise Institutin e Shkences se Informacionit te Sllovenise me mbeshtetjen e Primo Communications si pjese e Telekomit slloven po organizojne konferencen dyditore Roli i bibliotekave ne shoqerine e informacionit bazuar ne dije. Gjate kesaj konference po trajtohen ceshtje qe lidhen me sfidat e zhvillimit te bibliotekave ne Shqiperi te mundesive te perdorimit te informacionit ne rrjet per kerkimin shkencor te organizimit te rrjeteve rajonale te informacionit te pasurimit te ketyre burimeve ne forme te shtypur dhe elektronike te regjistrimit te standardizuar te informacionit bibliotekar etj. Ne kete konference moren pjese drejtues bibliotekash nga te gjitha qytetet e Shqiperise te cilet diskutuan per gjendjen ne te cilen ndodhen bibliotekat problemet dhe nevojat qe ato kane ne kushtet e rritjes se kerkesave per me shume informacion. Ne keto kushte behet edhe me e domosdoshme futja e Shqiperise ne rrjetin e shkembimit te dijes COBISS nje rrjet bibliotekash me nje sistem te perbashket informimi qe mbart funksionin e nje magazine te madhe dijesh online.