E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj Amendamentet u perkrahen nga grupi i PS

/ /

Deputetet socialiste Arben malaj dhe Andis Harasani thane dje se nuk kane thyer asnje vendim te grupit parlamentar lidhur me votimin kunder ndaj buxhetit te vitit 2011. Te ftuar ne emisionin Ora e debatit me gazetarin Alfred Peza ne Oranees dy deputetet socialiste u shprehen se amendamentet e tyre ndaj buxhetit te qeverise ishin te diskutuara me pare si nje qendrim teknik por mbi te gjitha politik ndaj qeverise. U munduam ti jepnim nje alternative buxhetit te qeverise si perfaqesues te nje partie serioze dhe kredibel ne politike. Paketen dhe filozofine e saj ne e kemi diskutuar ne mbledhjen e grupit parlamentar nje dite me pare ndersa edhe nenkryetarja e komisionit te ekonomise zonja Kodheli e vleresoi paketen si nga ana teknike ashtu dhe nga ana politike u shpreh Malaj. Daljen e grupit parlamentar socialist nga salla e Kuvendit deputeti Harasani e cilesoi nje mosperputhje dhe nje vendim te marre ne ate moment. Vendimi per te dale nga salla e Kuvendit nuk ishte marre ne mbledhjen e grupit parlamentar. Madje atje u vendos qe te votoheshin amendamentet tona nga te gjithe deputetet socialiste. Mosmarrja pjese ne votim eshte nje forme bojkoti dhe e kam thene dhe me pare dhe e perseris se PS duhet te heqe dore nga ky qendrim ne duhet te votojme ne Kuvend u shpreh Harasani. Sipas tij cdo pjesemarrje e deputeteve te PS ne Kuvend pa marre pjese ne votim duhet te konsiderohet si bojkot. Te pyetur nga gazetaret ne studio nese qendrimi i tyre i ka dhene oksigjen maxhoprances Harasani u pergjigj se vota e tyre ishte kunder buxhetit te paraqitur nga qeveria. Mosperputhja ne daljen nga salla nuk eshte pergjegjesia jone pasi edhe ne dolem jashte salles sepse e votuam kunder buxhetin e qeverise. Por Partia Socialiste duhet te sillet si parti serioze fleksibel dhe e besueshme. Perpara se te japim voten tone kunder ligjit te SHISH-it ne duhet te debatojme dhe votojme kunder ligjit te buxhetit i cili eshte ligji me i rendesishem i qeverise u shpreh Malaj. Per deputetin socialist Arben Malaj Partia Socialiste duhet te votoje edhe Gjykatat Administrative dhe smund te qendrojne strikte e nje qendrimi te meparshem pasi deri tani ka vepruar ne menyre spontane ne vendimmarrjet e saj. Duke folur per krizen politike ne vend deputeti Malaj tha dje se ajo duhet zgjidhur ne vend nga vete forcat politike. As Partia Socialiste dhe as Partia Demokratike nuk duhet ta transportojne krizen politike ne zyrat e Brukselit por te tregojne pjekuri per ta zgjidhur ketu ate u shpreh Malaj. Rama anashkalon pergjigjen Penalizim vetem per Berishen

Kryesocialisti nuk foli dje per penalizim te deputeteve qe votuan kunder buxhetit te vitit 2011. I pyetur gjate bashkebisedimit te djeshem me gazetaret nese do te kete penalizim ndaj dy deputeteve socialiste Malaj dhe Harasani te cilet votuan kunder buxhetit te qeverise Rama u mor me kryeministrin Berisha duke mos marre asnje pozicion ndaj dy deputeteve. Ketu ne fakt ka vetem nje kryedeputet qe duhet penalizuar dhe qe jam i bindur qe do te penalizohet nga populli shqiptar dhe ky eshte Sali Berisha u shpreh Rama. Arben Malaj dhe Andis Harasani qendruan ne sallen e Kuvendit gjate kohes qe diskutohej projektbuxheti i vitit 2011 e kur deputetet e tjere te grupit u larguan nga salla. Dy deputetet kishin paraqitur nje pakete amendamentesh per projektbuxhetin pakete qe ishte pranuar dhe mbeshtetur dhe nga deputetet e tjere ne mbledhjen e grupit parlamentar socialist. Por ne momentin qe do te diskutohej kjo pakete grupi socialist doli nga salla ndersa dy deputetet mbeten ne salle per te mbrojtur propozimet e tyre. Paketa u rrezua nga deputetet e maxhorances ndersa deputetet socialiste votuan kunder buxhetit dhe u larguan nga salla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›