I largojne pellumbat rebelohet Zani
Kater vjet me pare me ndihmen e miqve dhe shokeve te tij ai kishte siguruar nje cift pellumbash te cilet erdhen duke u shtuar. Kafazi i tyre ishte vendosur afer lavanterise poshte soletes se burgut. Burime te sigurta informacioni saktesojne se cdo dite Zani ushqente pellumbat me mbetjet e kuzhines se burgut dhe ushqim qe e siguronte nga te afermit e tij. Para pak ditesh drejtoria e burgut te Burrelit e ka sqaruar aushin se pellumbat qe kishte vendosur ne mjediset e ajrimit te te denuarve duhet tia falte dikujt ose ti levizte prej aty. Ai nuk ka pranuar madje eshte shprehur se nuk i prishin pune askujt dhe se jane shpende te paqes. Drejtoria lokale e ketij burgu eshte konsultuar me Drejtorine e Pergjithshme dhe kjo e fundit ka urdheruar largimin e tyre nga mjediset e burgut. Pardje ne mengjes ne kohen kur Zani ka dale ne ajrim si gjithe te denuarit e tjere eshte drejtuar fillimisht tek kafazi i 13 pellumbave qe mbante aty. do dite ai e kryente kete veprim sidomos ditet e fundit pasi ishte paralajmeruar se do tia largonin shpendet. Sapo ka pare kafazin e boshatisur ai ka ngritur zerin dhe ka kerkuar nje takim me zyrtaret e ketij institucioni te vuajtjes se denimit. Fillimisht ai ka menduar se pellumbat po shetisnin ne soleten e burgut apo fushen prane saj. Ka pritur deri ne fund te orarit te ajrimit dhe pas afro dy oresh eshte bindur se dikush ia kishte rrembyer ato me urdher te drejtuesve te burgjeve. Mesohet se takimi me zyrtaret e burgut te Burrelit nuk eshte realizuar por Zani ka njoftuar me shkrim Drejtorine e Burgut te Burrelit Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve dhe Avokatin e Popullit. Sipas tij ky eshte nje veprim i ulet dhe i papranueshem pasi pellumbat nuk sillnin asnje dem per te denuarit e tjere apo punonjesit e sigurise. Asnje i denuar nuk ka kerkuar largimin e pellumbave nga burgu madje te gjithe kane treguar kujdes per ti ushqyer e shtuar ata. Me habit ky veprim i Drejtorise se Burgjeve. Pellumbat jane simbol i paqes dhe si te tille ata nuk duheshin larguar. Une ata pellumba i kam vene me lejen e autoriteteve te burgut. Tani u kujtuan keta te veprojne keshtu Do te kerkoj deri ne fund rikthimin e pellumbave ne kafazin e tyre. Te pakten tia kisha falur nje njeriut tim dhe te isha i sigurt se i mbante mire. Aktualisht nuk e di ne duart e kujt kane rene pellumbat e mi mesohet tu kete thene Zani rojeve te sigurise se brendshme te burgut te Burrelit. Drejtuesit e Burgut te Burrelit e pranojne se pellumbat jane larguar nga sheshi i pushimit te te denuarve por nuk pranojne te japin detaje ne lidhje me kete veprim. Nga ana tjeter mesohet se Sherbimi i Kontrollit te Brendshem dhe Drejtoria e Burgjeve kane nisur procedurat per te vene para pergjegjesise personat qe kane abuzuar me lejimin e pellumbave ne ambientet e brendshme te burgut. Zyrtare te Burgut te Burrelit thane se burgu nuk eshte vend argetimi por ai privon persona te caktuar nga liria.
BURREL/ HASAN PASHA