E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane kapet me 12 qese kokaine ne makine 25-vjecari

TIRANE - Nje kontroll i rastesishem ne makine nga patrulla e Komisariatit Nr.1 ka zbuluar 12 qese me lende narkotike te llojit kokaine te fshehura ne kroskotin e mjetit te 25-vjecarit Mirjan Mjekra. Policia tha se ka qene mimika e fytyres se drejtuesit te mjetit qe ka ndryshuar ne momentin kur eshte ndaluar nga policia. Efektivat e policise dyshuan dhe vendosen te kontrollojne me imtesi makinen e te riut. Blute e kryeqytetit njoftuan dje se ne makinen tip Opel Astra me targe TR 9446 R te Mirjan Mjekres 25 vjec nga Skrapari dhe banues ne Tirane eshte zbuluar nje sasi prej rreth 10 grame lende narkotike e ndare ne 12 qese. Lenda e dyshuar si kokaine u zbulua e fshehur ne kroskotin e mjetit te Mjekres i cili u arrestua ne flagrance me akuzen e prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike. Sipas burimeve nga policia ka qene nje kontroll rutine qe kryejne cdo nate efektivat e patrulles se pergjithshme qe ka zbuluar drogen. Menjehere sapo kane pare qe drejtuesi i mjetit ishte nervozuar dhe kerkonte me nxitim te largohej policia ka ngulur kembe qe te kryeje edhe nje kontroll fizik ndaj tij si dhe ndaj mjetit. Sapo kane zbuluar lenden narkotike efektivat e Komisariatit Nr.1 kane lajmeruar seksionin e Antidroges qe eshte marre me veprimet e metejshme proceduriale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›