Bici premierë me humbje. Josa seriali “Fitore” to be continued...

Në dy ndeshjet e fundit në Shkodër gjatë sezonit të kaluar, të parën e kishte fituar Besa me rezultatin e thellë 3-0 dhe të në të dytën Vllaznia i ishte kundërpërgjigjur po me një fitore me diferencë trigolëshe, 5-2. Por, java e 13-të Kategorisë Superiore që përkonte edhe me ndeshjen e 123-të historike midis dy ekipeve, pati fitues Vllazninë, që realizoi një gol të madh me anë të Xhevair Sukaj në minutën e 67-të, duke lënë të befasuar portierin shkodran të Besës, Erjon Mustafa. Për 18-vjecarin Sukaj, bëhet fjalë për golin e pestë rresht në tri ndeshjet e fundit në kampionat dhe kupë.
Kjo ishte dhe fitorja e katërt e Vllaznisë me Besën me rezultatin 1-0 në 70 ndeshjet e fundit midis tyre që nga sezoni 1974-1975. Fitorja e Vllaznisë në premierën e Vasil Bicit si trajner i Besës, ishte suksesi i dytë rresht i teknikut Josa në pankinën shkodrane, pas asaj me Luftëtarin, dhe njëherësh paralajmërimi më i qartë se Vllaznia do të luftojë për tri pikë në kryeqytet kur ajo do të përballet me Tiranën.
Ndeshjen e ardhshme, Vllaznia e ngjitur tashmë në kuotën e 20 pikëve do ta ketë në "Selman Stërmasi" me 22 herë kampionët e Shqipërisë, ndërsa Besa që regjistroi humbjen e pestë në 13 javë do të presë në shtëpi Dinamon.
VLLAZNIA - BESA 1-0
Shënues: Xhevahir Sukaj 67'
Gjyqtarë: K. Meta, A. Lamce, F. Lamaj
Stadiumi "Loro Borici", Shkodër
BILANCI MIDIS EKIPEVE: 123 ndeshje; 56 fitore Vllaznia, 32 barazime, 35 fitore Besa. Golat: 181-119