E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristi Vangjeli fiton derbin me Haxhin

Aris i Kristi Vangjelit arriti një fitore të merituar me Ergotelisn e Altin Haxhit, në fushën e këtij të fundit. Të dy lojtarët shqiptarë luajtën 90 minuta të plota. Goli për miqtë nga Selaniku u shënua në minutën e 6 nga Paolo Kosta. Në minutën e 20, Haxhi ekzekutoi një korne, por gjuajtja me kokë e Iatstuk ishte mbi mbi traversë. Në minutën e 78, Aris humbi një tjetër rast për të dyfishuar rezultatin.
Kështu të "verdhët" morrën fitoren e dytë rresht, dhe tashmë ndodhen në kuotën e 13 pikëve (vendi i 9-të), ndërsa Ergotelis mbeti në atë të 12 pikëve.
Mina Petro

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›