E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrioti, fitore për muze me Tiranën

Krutanët do ta fusin në "muze" fitoren historike me Tiranën (2-1) të vetmen në 11 takime midis tyre të arritur pas dy barazimesh rresht 0-0 (1992-1993 dhe 1995-1996). Një fitore e arritur me shumë ngulm nga ekipi i Petrit Haxhiaj, që vetëm tri ditë më parë ishte eliminuar nga Kupa e Shqipërisë, me një humbje të thellë 0-4 në Kavajë. Një fitore e merituar pas humbjes me shumë gola të fazës së parë me rekordmenët shqiptarë, Tiranën, me rezultatin 7-3. Edhe pse Tirana e trajnerit të përkohshëm, Shkëlqim Muca, shënoi e para me anë të Vioresin Sinanit katër minuta parë përfundimit të pjesës së parë (41'), nuk mundi ta përballojë deri në fishkëllimën e fundit të gyqtarit Lorenc Jemini, furinë e sulmit krutan të përbërë nga dyshja Ziambo-Abazaj. Sulmuesi afrikan barazoi në minutën e 79-të (1-1) dhe pas vetëm katër minutash realizoi golin e dytë për Kastriotin. Me dy golat e shënuar në këtë takim Ziambo u ngjit në kuotën e katër golave.
Kastrioti ishte në një nga ditët e tij më të mira, duke realizuar fitoren e dytë në shtëpi dhe duke rruajtur njëkohësisht edhe pathyeshmërinë në Krujë në shtatë takime rresht. Tirana pësoi humbjen e dytë në kampionat, pas asaj me Flamurtarin në Vlorë (3-2). Interesant është fakti se të dyja humbjet e kruesueses janë pësuar nga dy skuadra të porsangjitura në Kategorinë Superiore.. Në fund të takimit, për mediat, trajneri i Tiranës, Shkëlqim Muca i befasuar nga humbja e Tiranës me Kastriotin në Krujë (2-1), deklaroir se ekipi i tij u ndëshkua nga gabimet : "Ekipi ishte i lodhur, na ndëshkuan gabimet në mbrojtje. Kastrioti e rriti presionin në pjesën e dytë dhe mungesa e zgjedhjeve në stol na kushtëzoi. Lojtarët duhet të japin maksimumin, duhet të tregojnë karakter, ndonëse na ndëshkoi edhe fusha, gjendja e të cilës lë për të dëshiruar. Nuk mund të flasim për cilësi loje në një terren që nuk të lë të luash, prandaj them që vendosi grinta dhe karakteri". Kastrioti u ngjit në kuotën e 15 pikëve, dhjetë pikë më pak se Tirana që vazhdon të mbetet kryesyese e Kategorisë Superiore. Javën e ardhshme, Kastrioti do të përballet me Shkumbinin (rezultati i fazës së parë 0-0), ndërsa Tirana do të preë në shtëpi Vllazninë (rezultati i fazës së parë 1-1), ku do të jetë edhe sfida e parë me ish-trajnerin Mirel Josa.

KASTRIOTI - TIRANA 2-1
Shënues: Xhenuari Ziambo 79', 83' / Vioresin Sinani 41'
Gjyqtarë: L. Jemini, A. Pregja, B. Mesi
Stadiumi "Kastrioti", Krujë
BILANCI MIDIS EKIPEVE: 11 ndeshje; 1 fitore Kastrioti, 5 barazime, 5 fitore Tirana. Golat: 9-22

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›