E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poker “blu” në “Selman Stërmasi”

Fitore 4-1, por që nuk mundi të thyeje rekordin e sezonit 1976-1977, kur Dinamo fitonte me Luftëtarin 5-1. Një sukses i merituar i bluve të Redi Jupit, në fitoren e pestë sezonale dhe shtëpiake, dhe një humbje e dhimbshme e Luftëtarit, e dyta rresht e shoqëruar kjo me pësimin e shtatë golave në 180 minutat e fundit, aq sa gjirokastritët kishin pësuar në 10 javë.
Dinamo, që vinte pas barazimit të thatë 0-0 me Teutën në Durrës dhe me probleme të mëdha në finalizimin e golave, zbrazi një "katërshe" ndaj Luftëtëri impotent në repartin e avancuar. Goli i parë i bluve mban firmën e kroatit Goran Vincetic (22') ndërsa i katërti, atë të senegalezit El-Haxhi Gudjabi, të shoqëruar këta me dopjetën e Artion Pocit në mintuat 28' dhe 43'. Goli i Florjan Brahos (76'), djalit të sulmuesit të njohur gjirokastrit Sefedin Braho, shërbeu vetëm sa për dekor. Dinamo iu ngjit në kuotën e 17 pikëve, duke lënë pas Luftëtarin që pësoi humbjen e gjashtë në transfertë me 16 pikë. Dinamo do të udhëtojë javën e ardhshme në Kavajë ku do të përballet me Besën, ndërsa Luftëtari pret në shtëpi Partizanin, me të cilin humbi fazën e parë 3-1.
DINAMO - LUFTËTARI 4-1
Shënues: Goran Vincetic 22', Artion Poci 28', 43', El-Haxhi Gudjabi 72'/ Florian Braho 76'
Gjyqtarë: S. Cekaj, L. Mustafaraj, E. Miho
Stadiumi "Selman Stërmasi", Tiranë
BILANCI MIDIS EKIPEVE: 68 ndeshje; 37 fitore Dinamo, 16 barazime, 16 fitore Luftëtari. Golat: 123-51

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›