E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunë në Bilisht Sport - Besëlidhja, gurë mbi gjyqtarët

Një tjetër akt dhune mbi gjyqtarët në fushat e futbollit, kësaj radhe "teatri" i dhunës spostohet në Bilisht, në ndeshjen Bilisht Sport-Besëilidhja, e ndërpretë në minutën e 54-t, kur rezultari ka qenë 3-0 për miqtë nga Lezha. Drejtuesit e Bilisht Spporrt kanë shfaqur pakënaqësi ndaj ansësorit Regi Avdo në lidhje me golin e tretë të shënuar nga Besëlidhja. Futbollistët e Bilisht Sport qëndruan rreth 15 minuta ulur në qendër të fushës dhe më pas presidenti dhe trajneri Saprtak Meraku e tërhoqi ekipin nga loja. Në një prononcim për radion Tirana, Spartak Meraku, pohoi se "ekipi i tij më mirë të përjashtohet nga kampionati, se të pranojë gjykime të tilla". Loja u ndëerpre dy herë, ndërsa mbi gjyqtarët janë hedhur gurë e sende të forta. Pas disa minutash, në dhomat e zhveshjes, duke u këshilluar edhe me të dërguarin e FSHF-së, loja rifilloi dhe mbaroi zyrtarisht. Presidenti i Besëlidhjes kërkoi të ulë tensionet, duke deklaruar se ajo që ndodhi, veprim i disa individëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›