E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari argëtohet me “pionierët” e Apolonisë

Dymbëbëdhjetë vjet më parë, Flamurtari fitonte me Apoloninë në Fier me rezultatin 2-0 (sezoni 1993-1994) përmes një lufte të vërtetë sportive
, por kjo e sotmja, me të njëjtin rezultat 2-0, ishte më shumë se një fitore, një dhuratë e vetë fierakëve, një Apolonie të përbërë nga lojtarë të ekipit të rinjve. Dhe kjo pas grevës së paralajmëruar të futbollistëve titullarë të papaguar nga presidenti i Apolonisë, Koco Kokëdhima. Një fitore "bis" e Flamurtarit, pas asaj të fazës së parë me shifrat 4-0. Vlonjatët shënuan nga një gol për cdo pjesë: Roland Nënaj në të 36 dhe kongolezi Sasha Delain në 60' me penallti. Apolonia regjistroi humbjen e tetë në 13 javë, duke mbetur sërish e fundit me 10 pikë, ndërsa Flamurtari me fitoren e pestë u ngjit në kuotën e 17 pikëve. Javën e ardhshme, Flamurtari do të presë në Elbasanin, kurse Apolonia do të udhëtojë në Durrës.

APOLONIA - FLAMURTARI 0-2
Shënues: Roland Nenaj 36', Sasha Delain 60'(p)
Gjyqtarë: S. Bogdani, G. Koka, D. Agaraj
Stadiumi "Loni Papuciu", Fier
BILANCI MIDIS EKIPEVE: 57 ndeshje; 15 fitore Apolonia, 13 barazime, 29 fitore Flamurtari. Golat: 49-87

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›