Rosi vendos për të ardhmen: “Rally po, F1 jo”

Provat në Zelandën e Re në garat e "Rally" pothuajse e kanë bindur 7-herë kampion e botës në MotoGP, Valentino Rosin për të vendosur lidhur me të ardhmen e tij. "Rally është një disiplinë që më tërheq jashtëzakonisht. Ndoshta mund të jetë kjo e ardhmja ime, pasi ka një kalendar jo shumë të ngjeshur, 8 gara dhe jo 16. Rallying është pasioni im dhe kur t'i japë fund motociklizmit do t'i përkushtohem më shumë këtij sporti", ka deklaruar pesarezi. Kështu "doktori" i mbyll përfundimisht dyert Formula 1. "Kam pasur mundësi, por tani po bëhet edhe më e vështirë".
Gert Serani