Bisedimet me Iranin, i dërguari amerikan në Damask
Ndërkohë nga Londra, ministri i Jashtëm sirian nuk e përjashton faktin se vendi i tij mund të luajë një rol ndërmjetësuesi midis Perëndimit dhe Iranit. Vizita e Mitchell, e dyta në Siri brenda pak javësh, u konfirmua sot në mëngjes nga shtypi zyrtar i Damaskut. Mitchell do të niset nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe pas vizitës në Siri, do të vazhdojë misionin e tij rajonal në Izrael dhe në territoret palestineze.
Pas katër vitesh ndërprerjeje të marrëdhënieve, SHBA-ja ka rihapur gjatë muajve të fundit kontaktet në nivel të lartë me Sirinë, me synimin për të zhbllokuar procesin e paqes në nivel rajonal. Damasku, që kërkon kthimin e Lartësive Golan të pushtuara nga Izraeli në luftën e vitit 1967, është një aleat i ngushtë i Iranit dhe prej vitesh mbështet Hezbollahët libanezë edhe radikalët palestinezë të Hamasit.
Nga Londra, ministri i Jashtëm sirian, Walid Muallim, që u prit nga kolegu i tij britanik David Miliband, rikonfirmoi se Siria mbështet një zgjidhje politike për çështjet e pazgjidhura ndërmjet Iranit dhe Perëndimit dhe nuk e përjashtoi faktin se Damasku mund të luajë një rol ndërmjetësuesi, por që nuk mund të marrë vendime në vend të Iranit.