E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak/ Al-Maliki: Gabuam që arrestuam amerikanët

Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki, tha se oficeri, që ka urdhëruar arrestimin e ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, javën e fundit, pasi ata kishin vrarë tre irakianë, ka vepruar "jashtë rregullave".
Kryeministri al-Maliki, në një intervistë në Uashington Post, tha se oficeri "nuk e kishte kuptuar marrëveshjen", e cila i përcakton aktivitetet ushtarake të Shteteve të Bashkuara, qëkur trupat amerikane u tërhoqën nga vendbanimet irakiane, muajin e kaluar. Sipas kryeministrit irakian, marrëveshja "në mënyrë të qartë thekson se forcat amerikane kanë të drejtë ta mbrojnë vetveten dhe kjo ishte ajo që ata e bënë". Katër irakianë, përfshirë edhe dy fëmijë, po ashtu ishin plagosur gjatë incidentit, kur forcat e Shteteve të Bashkuara, u përgjigjën me zjarr pasi kryengritësit i kishin sulmuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›