Kroaci/Jep dorëheqjen Ministri i Trasporteve

Ministri kroat i Infrastrukturës, Transporteve dhe Detit, Bozhidar Kalmeta i dorëzoi dorëheqjen kryeministres, Jadranka Kosor pas aksidentit hekurudhor që ndodhi të premten pranë qytetit të Splitit, por ajo e refuzoi atë duke thënë se hetimet ishin ende duke u zhvillar, tha zëdhënësja e kësak ministrie, Marina Haluzan. Ajo shtoi se një komision i përbërë nga ekspertë nga Hekurudhat Kroate po hetonte rrethanat e aksidentit. Gjashtë persona humbën jetën kur një tren pasagjerësh doli nga shinat pranë qytetit jugor kroat të Splitit, në momentin më kulmor të sezonit turistik veror.
Të paktën 20 persona u plagosën rëndë. Treni, që udhëtonte nga kryeqyteti Zagreb, doli nga shinat pas pak pas mesditës ndërkohë që po i afrohej Splitit, qytet antik i ndërtuar mbi rrënojat e pallatit të perandorit romak Dioklecian. Në tren ndodheshin rreth 90 pasagjerë, të cilët udhëtonin për pushime drejt zonave bregdetare.